Në rajonin perëndimor të malit Stara Pllanina ngre shtat një mal i vogël tepër interesant. Emri i tij është Çepën. E quajnë këtë mal Pirini i Vogël dhe kjo nuk është e rastit. Faqja jugore e tij është tepër e rrëpirë. Bjeshkët janë të zhveshura dhe bimësia pothuajse mungon. E gjithë kjo i jep malit një pamje madhështore dhe tërheqëse.
Shpatet e pjerrëta gëlqerore ngrihen krenar mbi kënetën më të madhe karstike në Bullgari – Dragomansko. Në të kaluarën sipërfaqja e saj arrinte pothuajse 450 hektarë, mirëpo sot ajo është mezi 350 hektarë. Kjo për shkak, se gjatë vitit 1930 filloi një proces i kullimit të kënetave në Bullgari dhe shndërrimit të tyre në tokë të punueshme. Këneta e Dragomanit kullohej me 11 kanale dhe me një stacion të pompimit. Si rezultat për një kohë të gjatë jeta në të pushoi së ekzistuari. Në vitet 90-të të shekullit XX procesit të derdhjes së kënetave iu dha fund dhe nisi rimëkëmbja e eko-sistemeve. Sot jeta këtu dalëngadalë rikthehet te ritmi i saj normal.
Në kënetë ka shtigje speciale prej druri, nëpër të cilat vizituesit mund të bëjnë shëtitje dhe të njihen nga afër me jetën e kafshëve dhe me rritjen e bimëve. Ka një kullë për vëzhgim, nga e cila hapet një pamje drejt tërë kënetës. Në mesë të shavarit ka vende speciale, nga ku shpendët mund të fotografohen.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për malin Çepën dhe për kënetën Dragomansko, klikoni mbi audio-ikonën.
Fotografi: Svetllana Dimitrova
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..