Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kitaristi Antoni Rikev pushton skenën e xhazit dhe popit

БНР Новини
Foto: arkiv personal


Grupet “Ahead”, “High Time”, “Tri-o-five” janë vetëm pjesë nga biografia krijuese e kitaristit të talentuar Antoni Rikev. Ai ka lindur në qytetin Ruse dhe qysh nga mosha 4 vjeçare i bie pianos. Që atëherë muzika kthehet në pasion të tij – së pari shkollë, pastaj arsim të mesëm në shkollën muzikore të qytetit. Qysh në klasën e pestë kitara bëhet instrumenti i tij më i dashur. Atëherë krijon grupin e vet “Ahead project” që jep koncerte në shtëpinë rinisë në Ruse. Ndikim i madh mbi rritjen e Antonint ushtron vëllai i tij i cili i siguron vazhdimisht incizime të grupeve të huaja. Kitaristi vjen në Sofje she mbaron specialitetin “Pop dhe xhaz” në Akademinë Muzikore “Panço Vladigerov”.

“Gjithçka filloi me grupin “Ahead” para 15 vjetëve. Mjaft kohë bënin koncerte në klubet e kryeqytetit. Atëherë u mblodhën shumë fansa bëmë një album dhe disa spote – tregon Antoni. – U afirmuam në hapësirën muzikore. Ky grup nuk ekziston më, por vazhdojmë të bëjmë koncerte së bashku me Radosllav Slavçevit dhe Nikolaj Danevit. Kështu projektet erdhën një pas tjetrit – „Tri-o-five”, Belosllava dhe Zhviko Petrov… Për mua ata të dy janë interpretues jashtë zakonisht të mirë. Tabloja plotësohet nga Dimitër Simovi, Rosen Zaharievit – Roko dhe akoma muzikantë me të cilët punoj. Kompozimi për mua është prioritet. Në një moment lindi ideja për krijimin e “Music Clinic Records” – një firmë për muzikë të pavarur. Kjo është pasqyrim i dashurisë sonë ndaj këtij arti. Duhet të krijojmë që të lëmë pas vetës diçka, të kompozojmë me cilësi të mirë dhe aranzhime origjinale. Një artist është i detyruar të mos kursejë energjinë atje ku ndihet i dobishëm.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD