Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Molla e florinjtë” – një rit për shëndet dhe lindje

БНР Новини
Foto: BTA
“Molla e florinjtë” është një rit specifik, i cili shënohet vetëm në një rajon të Bullgarisë – në lagjen Gorni Voden të qytetit Asenovgrad. Në kishën e kësaj lagjeje ruhet një ikonë çudibërëse e Hyjlindëses. Dy javë para Pashkës, në festën Akatist të Hyjlindëses, në kishë mblidhen besimtarë të shumtë. Festa është e lëvizshme, sepse varet nga data e Ngjalljes së Krishtit. Sivjet bie më 5 prill.

Krahas liturgjisë festive, kjo ditë kryhen edhe praktika speciale, në të cilët kanuni i krishterë gërshetohet me besimet dhe ritualet folklorike. Një nga simbolet shoqëruese të kremtes është molla. Pasi se festa mban emrin “Molla e florinjtë” molla mund të shihet kudo në kishë. Që nga fillimi i Kreshmës së Madhe ikonostasi dhe ikona çudibërëse zbukurohen me kurora të thurura prej degëze të mollës. Krahas kësaj në altarin e kishës një ditë para festës vihen ena të mëdha plotë molla. Konsiderohet se kështu mollët shenjtërohen.Снимка Pas shërbesës fetare mëngjesore ato molla u jepen besimtarëve për shëndet. Nuset, që dëshirojnë fëmijë plotësojnë një rit special. Pasi kanë mbajtur kreshmë, ato ndajnë mollën dhe e hanë të tërën herët në mëngjes. Banorët vendas tregojnë legjenda dhe gojëdhëna të ndryshme për forcën çudibërëse të mollëve të shenjtëruara.

Tregohet, se një engjëlli i solli prindërit e Hyjlindëses – Joakim dhe Ana, të cilat pothuajse deri në moshën e thyer nuk kishin fëmijë, nga një mollë të florinjtë. Pasi e hanë frutat, Ana u bë shtatzënë. Sipas një legjende tjetër Hyjlindësja mori një mollë e florinjtë nga Kryeengjëlli Gavraill Ditën e Ungjillëzimit. Pasi e kafshoi ajo gjithashtu u bë shtatzënë. Kjo legjendë mund të shihet edhe si një pikturë në kishën e lagjes Gorni Voden, megjithëqë kjo nuk është një ikonë origjinale. Në të Hyjlindësja është e prezantuar me një mollë të florinjtë në dorë, ndërsa në sfondin e prapmë shihet kryeengjëlli i cili i solli Lajmin e Këndshëm.

Një rit tjetër karakteristik është thurja e rripit për fëmijë. Kisha rrethohet tri herë me një fije pambuku, e cila pas kësaj thuret si verore. Rripi punuar ashtu bekohet dhe shenjtërohet në kishë. Pas kësaj gruaja, e cila dëshiron fëmijë e vë në mes dhe e mban në vazhdim të 40 ditëve. Besohet, se gjatë kësaj periudhe ajo duhet të bëhet shtatzënë. Ky rit ndoshta ka lidhje me kultin e të krishterë ndaj Rripit të Virgjëreshës Mari, si dhe me praktika të ndryshme folklorike, te të cilat gratë e lidhin mesin që të bëhen shtatzënë ose të lindin lehtë. Edhe më sot në Gorni Voden tregohen ndodhi të shumta, në të cilët “Molla e florinjtë” u ka ndihmuar grave pa fëmijë. Shumë prindër vijnë këtu, që t’i falënderojnë Nënës së Zotit dhe pagëzojnë këtu fëmijët e lindur me ndihmën e saj çudibërëse.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Vihra Baeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse

Ortodoksët nga vendet ballkanike në Toronto përkujtojnë Shën Gjon Pagëzorin

Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA...

botuar më 25-08-29 2.11.MD

Gjatë gërmimeve në Herakleja Sintika u zbulua dora e djathtë e një statuje të Herakliut

Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..

botuar më 25-08-28 6.04.MD

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD