Të shumta janë proverbat, fjalët e urta dhe frazat e qëndrueshme në gjuhën bullgare, që kanë të bëjnë me duart. Shprehja “është duarartë, ka duart e arta” shfrytëzohet për njerëz, që janë zoti në një punë dhe posedojnë aftësi të kryejnë pikërisht këtë punë, ose janë të afta të bëjnë shumë punime të llojllojshme. Për njerëz të tillë shfrytëzohet edhe mbiemri “të shkathët”, si dhe fraza “i zë dora çdo gjë” – posedon talent për një punë, është mjeshtër dhe punimet, që nxirren nga duart e tij janë me cilësi të larta. Fraza “përvesh mëngët” do të thotë, se me të gjitha forcat dhe me zell njeriu nis një punë. Nëse ndonjëri është “dora e djathtë” e ndonjërit tjetër, domethënia është, se ai është ndihmësi i tij i parë dhe i pazëvendësueshëm. Nëse ndonjëri ka “dy duart të majtë”, nënkuptimi është se ai është i pamësuar dhe i ngathët. Nëse “i ka lënë duart në një punë” kjo vjen të sugjerojë, se e ka bërë punën keq dhe pa dëshirë.
Duart janë pjesë e disa lojërave fëmijësh, në të cilët prapë del në pah motivi për punën dhe për përtacinë. Një popullaritet të madh ka një përrallë fëmijësh, në të cilët gishtërinjtë e dorës janë heronj. Gishti i madh propozoi: “Le të hamë!” “Çfarë do të hamë”, pyeti gishti tregues. “Atë, që na ka dhënë Zoti”, iu përgjigj gishti i mesëm, ndërsa gishti i unazës propozoi: “Të vjedhim dhe të hamë!”. “Mirëpo, unë do t’ju tradhtoj!” thërriti gishti i vogël. Të tjerët iu zemëruan aq shumë gishtit të vogël, që e rrahën për këtë. Ja përse ky gisht mbeti më i vogël, se sa gishtërinjtë e tjerë.
Ka edhe gjëegjëza popullore për duart, si për shembull: “Tërë botën e veshin, gjithnjë lakuriq janë” ose “Dy vëllezër me nga pesë djem vetëm një hambar mbushin”. Dhe përgjigja është: “Duart, gishtërinjtë dhe goja”.
Pasi për shkak se duart janë tepër të rëndësishëm dhe të çmueshëm për njeriun, disa prej mallkimeve më të tmerrshme dhe të rënda janë pikërisht për to: “Të të thajnë duart!”, “Këmbët t’i kesh prej druri, duart – prej kashte” e kështu me radhë. Mirëpo, duart janë edhe objekt i urimeve për mirëqenie dhe begati. Kolendarët bekojnë duart e arta të amvisës, e cila ka përgatitur kulaçet speciale për dhuratë.
Këtë kulaç kush e ka bërë?
T’i dhëntë asaj Zoti vasha duararta dhe djem të shkathët!
Duart e kujt e kanë mbjell qofshin të bekuara dhe të lumtura!
Deri në bërrylat të argjenduar, thonjtë të lyera me flori!
Dora e më të moshuarve puthet në shenje respekti dhe nderimi. Nusja hyn ne shtëpinë e re ditën e dasmës duke puthur dorën e vjehrrës dhe të vjehrrit. Prapë me puthjen e dorës të rinjtë kërkojnë ndjesë nga të moshuarit Të Dielën e të Lidhurit të Djathit.
Një nga përrallët më të përhapura bullgare tregon për mbretëreshën Marija me duart e prera. Armiqtë trilluan shpifje kundër saj dhe i përhapën ato fjalë të rreme para mbretit. Prandaj mbreti e ndëshkoi rëndë me prerjen e duarve dhe me dëbimin nga pallati bashkë me dy fëmijët e saj. E dëshpëruar thellë mbretëresha i drejtoi lutje të ethshme Nënës së Zotit. Shumë shpejtë Hyjlindësja e dëgjoi lutjet e saj dhe i riktheu duart e prera. Pas kohe mashtrimi u zbulua dhe mbretëresha u kthye në pallat me të gjitha nderimet. Armiqtë e saj morën hakmarrjen e drejtë për të keqen, që i bënë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..