“Ky është një projekt për prezantimin e muzikës braziliane në një spektër më të gjerë, sepse ajo është një gjithësi e madhe me melodi, ritme dhe vallëzime – shpjegon Vesella Morava. – Programin tonë e formuam si një përzierje të stileve: bosanova, samba, xhaz, fënk... E vëmë theksin tek muzika por dhe tek elementet e shous. Në të marrin pjesë dhe 3 vallëzuese nga “Amazonia Dance Project”. Sipas meje, që të mund ta perceptosh një muzikë folklorike, siç është muzika braziliane, duhet ta ndihesh dhe në mënyrë virtuale. Kurse për tingullin përgjigjen muzikantët nga bendi: Kalin Geçev (piano), Aleksandër Llogozarov (kitarë), Bobi Petrov (bateri), Radosllav Sllavçev (bas), Nasko Popov (perkusione) dhe Denis Goev (buri). Ata janë interpretues shumë të mirë, kurse ajo e cila na mblodhi është xhazi. Më pëlqen të them se në jetën time dhe në projektet e mia çdo gjë nis nga kjo muzikë. A mundesh të ekzekutosh xhaz – ti je i hapur ndaj të gjitha stileve. Kuptohet, me një rëndësi të madhe është dhe se me kë je në skenë. Kështu që për mua ishte me një rëndësi të madhe t’i gjej këta muzikantë. Me sinqeritet, me entuziazëm dhe bile me naivitet i gëzohemi njëri-tjetrit për atë që po bëjmë. Unë besoj se gjatë 10 vjetëve të fundit muzika kubane u imponua këtu, kështu do të bëhet edhe me muzikën braziliane, pjesërisht me sambën. Gjithmonë kam pasur afinitet ndaj stileve, të ndikuar nga muzika më e vjetër – afrikania. Ritmet e saj janë bazë të brazilianeve, të cilat të vendosura njëra mbi tjetrën të detyrojnë të humbasësh në një trans.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një..