Sup gulash, mish viçi me patate, krem kakao, kos, mjaltë... Kjo është vetëm një pjesë e menysë së ustallarëve kuzhinier kozmik në Bullgari. Lista e gjelave të shijshme për mëngjes, drekë dhe darkë është shumë e gjatë. Ajo është vepër e shkencëtarëve bullgarë, që përgatitin ushqimin për astronautët. Sepse Bullgaria është vendi i tretë në botë pas Rusisë dhe ShBA-së , që prodhon ushqim të gatshëm për ekuipazhet kozmike. Akademia bullgare e shkencave ka në plan të lëshojë në seri prodhimin e ushqimeve kozmike në vendin tonë, për shkak të interesit të madh të biznesit. Sipas shkencëtarëve bullgarë të gjitha ushqimet që konsumojmë në Tokë, mund të përgatiten edhe për Kozmosin. Këto ushqime mund të jenë të dobishme në rast avarive dhe fatkeqësive, për ekspeditat në Antarktida ose në Everes. Por me këtë nuk përfundojnë arritjet kozmike të Bullgarisë. Shkencëtarët bullgarë krijuan edhe serën e parë kozmike-në të po rriten sallata, grurë në stacionet kozmike dhe larmojnë menynë e astronautëve. . Shkelja e njeriut në Hënë ishte triumfi i mendimit shkencor. Prapa këtij triumfi qëndrojnë motorët unikal reaktiv vepër e shkencëtarëve bullgar. Ata siguruan uljen e modulit “Orel” në hënë dhe kthimin e astronautëve në anijen kozmike. Një prej arritjeve më të rëndësishme të teknologjive bullgare kozmike ishin dy satelitët artificial të Tokës që janë lëshuar në orbitë me aparaturë shkencore bullgare për matjen e parametrave fizikë. Madje edhe sateliti amerikan që fluturonte në atë kohë “Dajnamik Eksplorër “ nuk kishte aparaturë të tillë. Katër pajisje bullgare ishin motuar në Stacionin ndërkombëtar kozmik . Aparatura është krijuar nga Akademia bullgare e shkencave në bashkëpunim me ekip ndërkombëtar prej 7 vendeve. Shkencëtarët bullgarë marrin pjesë edhe në “ ekspeditat” deri në Mars. Në stacionin ndërplanetar “Fobs – Grunt” është përfshirë aparaturë bullgare për matjen e radioaktivitetit rreth Marsit. Në satelitin shkencor kozmik „Bion - Mjanë montuar katër sensorë bullgarë për ndjekje të radioaktivitetit të diellit. Të dhënat kanë rëndësi të madhe për fluturimet e ardhshme deri në Planetin e kuq. Historia kozmike e Bullgarisë që filloi në vitin 1964 tani plotësohet nga brezi i ri, Një ekip i nxënësve bullgarë fitoi Çmimin më të madh në konkursin ndërkombëtar të NASA-s . Kjo u bë në vigjiljen e 12 prillit ditës ndërkombëtare të aviacionit dhe astronautikës. Bullgari ka me se të krenohet edhe gjatë shekullit të 21
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit..