Kohët e fundit fansat e xhazit në Bullgari kënaqen me muzikën e grupit “Metamorfoza”. Në krye të tij qëndron trombisti Rosen Zahariev-Roko. Ai merret me muzikë që nga koha e fëmijërisë. Shtatë vjet me radhë i vogli Rosen ka kënduar në Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Fillimisht është interesuar për perkusionet dhe pas kësaj ka filluar t’i binte pianos. Në moshën e adoleshencës është pasionuar pas trombës. Ndikim të madh mbi zhvillimin e muzikantit të ri kishte pedagogu i tij Anton Hristov nga Shkolla e Muzikës në Sofje. Megjithëqë Rosen ka mbaruar arsimin e mesëm në instrumentet klasike, ai i është kushtuar muzikës xhaz. Më se 20 vjet muzikanti eksperimenton në këtë stil.
Grupi “Metamorfoza” është formuar më 2012. Në të interpretojnë Rosen Zahariev-Roko, Antoni Rikev (bas), Nikollaj Danev (bateri) dhe Mirosllav Ivanov (kitarë).
Rosen Zahariev-Roko merret dhe me veprimtari të tjera përveç muzikës. Gjatë vjeshtës do të kombinojë teatrin me kërcimet. Ka ndërmend të bëjë projekte po ashtu edhe në kinematografi.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..