Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe qytetarët e rinj të Evropës

БНР Новини
Foto: BGNES

2014 – viti i zgjedhjeve për Parlament Evropian (në Bullgari më 25 maj) është jubile për zgjerimin e Bashkimit Evropian ndaj Evropës Juglindore. Me valën e parë nga viti 2004 përpara 10 vjetëve ndaj Bashkimit Evropian u aderuan 10 vende nga ish blloku sovjetik, kurse me të dytën nga viti 2007, përpara shtatë vjetëve – akoma dy: Bullgaria dhe Rumania. Në prag të startit zyrtar të fushatës paraelektorale – 25 prill në Bullgari, Sofja është mikpritëse e një vargu ngjarjesh interesante mbi temën. Mes tyre janë dy leksionet publike të ekspertëve francezë për format demokratike të pjesëmarrjes qytetare dhe shteti postmodern. Si dhe një konferencë ndërkombëtare me temë “Evropa dhe qytetarët e saj të rinj: nga mobilizimi deri tek zgjedhjet”.

Kjo nuk është e rastit – Sofja është qyteti me një kontribut më serioz në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në Bullgari përmes iniciativave të ndryshme. Mes tyre është dhe kauza e madhe e përgjithshme qytetare për kandidaturën e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019, deklaroi kryebashkiakja Jordanka Fandëkova. Ajo pret nga forumi në kryeqytet mesazhe të qarta për mobilizimin dhe forcimin e besimit në institucionet evropiane dhe solidaritetin e të ashtuquajturve qytetarë të rinj, siç janë këta të 12 vendeve nga të dyja valët e zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Qytetarët bullgar besojnë në Bashkimin Evropian dhe institucionet evropiane, sepse ndiejnë dhe shikojnë gjatë viteve të fundit solidaritetin evropian – është e mendimit, znj. Fandëkova. – Dhe kjo jo vetëm si para evropiane, të cilat i shfrytëzojmë përmes fondeve strukturore dhe të kohezionit. Por dhe për faktin se, anëtarësia e Bullgarisë në Bashkimin Evropian është për ne liri, demokraci dhe pluralizëm. Parime shumë të pritura dhe të përvuajtura nga të gjithë bullgarët. Dhe prandaj, më në veçanti gjatë muajve të fundit, më shqetëson tendenca t’u hidhet baltë institucioneve, të neveriten qytetarët nga politika dhe ata të humbasin të gjithë besimin në të. Këto janë procese të rrezikshme për demokracinë. Besoj se, me përpjekjet e të gjitha institucioneve demokratike dhe strukturave civile dhe më në veçanti të bashkësisë akademike do të mund të ruajmë këtë besim. Që të mund gjithnjë e më shumë njerëz të ndihen pjesëmarrës ndaj zhvillimit të vendit tonë dhe të Bashkimit Evropian si tërësi.”

Qytetarët në Evropë janë tema e madhe dhe çështja e madhe e zgjerimit evropian. Sepse në arkitekturën fillestare të Bashkimit është përfshirë pa dyshim shumë më tepër përfaqësi të shteteve, sesa të qytetarëve. Këtë e komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë këshilltarja e kreut të shtetit Rumjana Kollarova. Sipas fjalëve të saj Parlamenti Evropian zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët. Por kjo i përngjan më tepër institucionit të një udhëheqësi të shtetit në një shtet evropian, sesa të një parlamenti kombëtar. Ai ka një autoritet shumë të fortë, por është me të drejta të kufizuara. Por roli i qytetarëve gjatë marrjes së vendimeve si në Parlamentin Evropian, ashtu dhe në institucionet e tjera evropiane po shtohet gjithnjë e më shumë, mendon Kollarova. Sipas fjalëve të saj qytetarët e rinj, qytetarët nga vendet e reja anëtare, nuk janë mjaft aktiv. Shembull për këtë është pjesëmarrja shumë e ulët në zgjedhjet e mëparshme për Parlament Evropian në Sllovaki dhe Slloveni, mezi 17-19%, ve në dukje ajo. Qëndrimi ndaj këtyre qytetarëve të rinj është problem dhe sfidë jo vetëm të shteteve të reja, por dhe të atyre të vjetra. Sipas tij demokracia matet në sjelljen e qytetarëve në vendet e vjetra nga Bashkimi Evropian, besnikëria e partive ndaj vlerave bazë demokratike dhe të qeverive të tyre ndaj parimeve të solidaritetit dhe barazisë, sqaron Kollarova.

“Njeriu duhet të ruajë besnikërinë e vet ndaj vlerave demokratike, edhe kur shikon një grup të panjohur për të për nga pamja e jashtme dhe një grup kulturor stereotip njerëzish – deklaron znj. Kollarova. – Pavarësisht se pikërisht ai shkel ligjet, sillet në mënyrë të pazakonshme, ka një jetesë të pazakonshme. Por kjo është e lidhur jo vetëm me unitetin në larminë e shumtë, por për më tepër me tolerancën, me të drejtën për barazi, me të drejtën të mund të garantosh lirinë tënde, pa kufizuar lirinë e tjetrit.”

Iniciativa qytetare evropiane për ndryshime ligjvënëse, në qoftë se mblidhen 1 milionë firma nga qytetarët e minimum shtatë vendeve, është akoma në një fazë fillestare, mendon Rumjana Kollarova: “Është mirë të kërkohet paralel midis saj dhe formave të një demokracie të drejtpërdrejtë, të cilat krijohen dhe japin rregull në Bullgari. Është shumë mirë, për shembull se në Ligjin për referendumet tek ne qe aplikuar komponent, i cili i përgjigjet frymës së iniciativës qytetare evropiane. Por akoma jemi larg momentit, kur mund të mendojmë iniciativën ligjvënëse të një farë bashkimeve qytetare në Bashkimin Evropian. Në demokracitë kombëtare kjo lidhje është shumë më e drejtpërdrejtë. Ligjvënësit – një grup deputetësh, shumë herë me radhë iniciojnë projekte për ligje pikërisht si rezultat të energjisë qytetare, qoftë me presion ose iniciativë.”

Debati për qytetarët e rinj po vazhdon.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD