Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka treg të zi të të dhënave personale?

БНР Новини
Foto: BGNES

Çfarë është e përbashkëta midis avokatit të popullit, kryeparlamentarit, ministrit të transportit, deputetëve, biznesmenëve, gazetarëve, muzikantëve dhe të kërkuarve nga Interpoli? Të gjithë ata u bënë viktima të vjedhjeve të firmave të tyre një muaj para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Skandali përplasi edhe në Bullgari kur qindra bullgarë i gjetën emrat e veta në përkrahje të formacioneve politike. Në hapësirën publike filloi të flitet për treg të zi të të dhënave personale.

Pushteti nuk është mjet, por qëllim.

Nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave deklaruan se nuk ka treg të tillë, por edhe se nuk e dinë se nga burojnë të dhënat personale. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që numrat e kartave të identitetit të jenë marrë nga sajti i Komisionit Qendror Zgjedhor. Ndërkohë përplasi skandali se më se 100 firma në Bullgari merren me blerjen dhe shitjen e të dhënave personale. Nuk bëhet fjalë vetëm për shpërndarjen e numrave të kartave të identitetit. Kundrejt një shume të caktuar në Bullgari mund të blesh informacione për njeriun përkatës – ku punon, sa e ka pagën, ku banon. Në fakt informacione të tilla mund të gjenden në shumë vende të tjera. Çështja është me çfarë qëllim kërkohen – politik apo për shantazh biznesi, për studimin e konkurrencës ose për gjë tjetër.

Matematikani i njohur prof. Konstantinov pohon se “bomba” me vjedhjen e të dhënave personale është pritur sepse për herë të parë një e tillë ka shpërthyer para 20 vjetësh. Nëse profesori e ka të drejtë, kjo do të thotë se të gjitha zgjedhjet demokratike në vend janë të falsifikuara. Afro gjysma e të dhënave personale të bullgarëve është keqpërdorur, mendon profesori, dhe kryesisht janë marrë nga thasët me listat pas zhvillimit të zgjedhjeve. Qasje te të dhënat personale të një numri të konsiderueshëm të bullgarëve mund të ketë çdokush pasi të hyjë në regjistrin tregtar. Sipas avokatit të popullit, z. Konstantin Pençev vetëm një parti nga të gjitha kandidatet për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, është e saktë dhe nuk ka përdorur firma të falsifikuara. Pikërisht ai është bërë viktimë. “Për mua është e qartë se në Bullgari ka treg të zhvilluar të vjedhjeve të të dhënave personale”, komentoi avokati i popullit. Për sa i përket kryeparlamentarit Mihaill Mikov, viktimë nuk është bërë ai, por sekretarja e tij. Firma e liderit të Bashkimit të Komunistëve u shfaq në listën e nacionalistëve. Të mos flasim për kriminelët vëllezërit Galevi, të cilët kërkohen dy vjet me radhë nga Interpoli. Le të imagjinojmë nëse kryeprokurori e gjen firmën e vetë në përkrahje të ndonjë parie të vogël pa ditur fare. Tani jemi duke pritur rezultatet nga kontrolli i tij.

Pasojat nga vjedhja e të dhënave personale

Megjithëqë është ndaluar me ligj, Komisioni Zgjedhor ka përfshirë numrat e kartave të identitetit të bullgarëve në lista. Çdo punëdhënës mund të hapë sajtin e Komisionit Zgjedhor dhe të kontrollojë paragjykimet politike të punonjësve të vetë. Pa problem po ashtu dhe Ministria e Punëve të Brendshme mund të shtojë paragjykimet tona politike në dosjet tona. Ekspertët komentojnë se partitë do të dalin të pafajshme nga skandali. Nuk do të ketë dënime serioze, megjithë ankesat për vjedhje të të dhënave personale.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD