Gjysmë milion janë armët e riregjistruara në Bullgari. Pavarësisht përse përdoren ato – për gjuajtje, për vetëmbrojtje, ose për koleksionim, policia filloi ta shtrëngojë regjimin, kurse prokurorët filluan ta kontrollojnë shkeljen e ligjeve. Del se Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme kontrollon armët, por jo edhe gjuajtësit.
Sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme 124 mijë bullgarë disponojnë pistoletë gazi. Ekspertët mendojnë se këto armë janë të sigurta. Mirëpo numri i pistoletave ushtarake dhe pushkëve për gjuajtje është shumë më i lartë. Mbi 350 mijë lloje armësh janë në duart e 250 mijë vetave. Kjo mospërputhje e shifrave është rezultat i faktit se një njeri mund të disponojë më shumë se një armë. Na shqetëson fakti se më shumë se gjysma janë gjuajtës. Të tjerët disponojnë armë për vetëmbrojtje. Pjesa mbizotëruese prej tyre janë ushtarakë të pensionuar, policë dhe nëpunës të shërbimeve të sigurimit. Vetëm 50 mijë janë njerëz të zakonshëm, të cilët disponojnë armë për mbrojtje personale. Firmat e mbrojtjes kanë regjistruar afro 40 mijë armë, që do të thotë se një truprojeje i bien më shumë se dy pistoleta.
Bullgaria radhitet në vendin e 88-të për nga numri i armëve për frymë të popullsisë. Te ne nga 100 veta gjashtë disponojnë një pistoletë, ose pushkë. Në Serbinë fqinje pronarët e armëve janë dhjetë herë më shumë dhe kjo e radhit në vendin e dytë pas SHBA-së. Në Francë, Gjermani dhe Australi pronarët e pistoletave dhe pushkëve janë pesë herë më shumë nga bullgarët.
A keni frikë për jetën e familjes, a doni të bëheni gjahtar, ose koleksionues i flaktë armësh? Rruga për marrjen e pushkës ose pistoletës është e gjatë dhe e vështirë, por kontroll pas kësaj nuk ka. Kjo u bë e qartë pas një incidenti, kur vdiq një polic nga shërbimet speciale. Për shkak të disa kundërshtimeve midis institucioneve, Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme kontrollon vetëm armët, por jo edhe pronarët e tyre. Në të njëjtën kohë duam ligje të rrepta, por në fakt ato nuk respektohen. Ekspertët komentojnë se ligji, i cili vepron nga viti 2010, punon mirë dhe është në përputhje me legjislacionin evropian. Mund të merret pistoletë, ose pushkë në katër raste – për vetëmbrojtje, gjuajtje, për qëllime sportive ose si çmim.
Policia gjithnjë e më shpesh refuzon dhënien e lejeve për përdorimin e armës, kurse prokurorët filluan kontrollime në masë me urdhër të kryeprokurorit. Do të përgatitet një listë e plotë e të gjithë bullgarëve, të cilët disponojnë lejë për përdorimin e armës, sepse pa kontrollimin e pronarëve, nuk mund të ketë kontroll real të armëve. Kontrolli duhet mbaruar më 25 prill.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat..
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të..