Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra “Sofja” shënon përvjetorin e saj të pesëdhjetë

БНР Новини
Gjatë xhirimit të filmit “Orkestra e Sofjes”

Orkestra “Sofja” u themelua më 16 prill të vitit 1964. Jubileu i saj gjysmëshekullor u shënua përsëri në këtë datë të këtij viti. Ideja për organizimin e kësaj feste është e Sefan Kolevit dhe Ilian Sabadoshevit. “Për ne është me rëndësi të dimë historinë e muzikës bullgare, si dhe të paraqesim para publikut incizimet e arkivit – vunë në dukje dy organizatorët. Me ftesë të tyre erdhën rreth dhjetë prej interpretuesve, të lidhur me grupin e njohur kombo. Në sfondin e tingujve unikalë të gramafonit ata u kthyen në të kaluarën, plot koncerte, momente të gëzueshme dhe të trishtuara nga biografia e tyre e përbashkët. U paraqit dhe filmi i regjisorit Rosen Elezov “Orkestra e Sofjes”, kushtuar përvjetorit.

СнимкаNdër të ftuarit ishte dhe udhëheqësi shumëvjeçar i orkestrës “Sofja” Dimitër Simeonov – saksofonist dhe themelues i orkestrës, kurse më vonë – dirigjent i saj. Ja se çfarë tha ai për Radio Bullgarinë: “Para se të themelohet orkestra “Sofja”, pranë Bashkisë së Kryeqytetit tashmë kishte dy formacione muzikore – ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes”, me dirigjent Vasill Kazanxhiev dhe “Orkestra frymore e Sofjes”, udhëhequr nga Sasho Mihajllov. Kishte nevojë për një grup kombo për programet e mëdha, me të cilat baskia merrte pjesë në një projekt ndërkombëtar Në atë kohë Sofja ishte binjakëzuar me 28 kryeqytete. Përfaqësues të kulturës dhe artit udhëtonin sipas parimit të këmbimit. Çdo vit kishim qindra koncerte në vend, udhëtonim shumë edhe në Evropë. Ndoshta janë shumë pak ata, të cilët e dinë se orkestra ka ndryshuar shtatë herë. Gjatë dhjetorit të vitit 1971 humbëm në një aksident ajror disa muzikantë të shkëlqyeshëm. Mbetëm vetëm katër dhe më zgjodhën mua si udhëheqës. Kishte dhe ndryshime të tjera. Kemi përjetuar shumë peripeci. Muzikantët, që kanë punuar në orkestër janë 43, kurse këngëtarët, me të cilët kemi punuar, janë mbi 50. Ka shumë momente të bukura, kur kemi shfaqur profesionalizëm dhe reaksion të shpejt.”

СнимкаPërvjetori i 50-të i orkestrës “Sofja” do të shënohet gjatë tërë vitit 2014. Ndër ngjarjet është dhe koncerti i formacionit prej ish pjesëmarrësish në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në Bansko.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga ekipi i filmit “Orkestra e Sofjes”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD