Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baçevo – ujëra minerale, kuaj dhe... shkëmbi i Shën Gjergjit

БНР Новини

Po të zbrisni në jugperëndim drejt Luginës së Razllogut do të mbërrini në vendbanimin Baçevo. Ka shumë legjenda për themelimin e fshatit, të cilat legjenda vendasit kujtojnë gjatë kohës së festave dhe ua rrëfejnë të rinjve. Disa legjenda dhe zakone janë të përshkruara nga Maria Paskaleva, sekretare e qendrës kulturore në fshat. Mirëpo, ajo nuk i ka botuar në libër.

Vendbanimi Baçevo gjendet në këmbë të malit Rila dhe ka pamje nga tri malet Rila, Pirin dhe Rodopet. Një nga lokalitetet në afërsi të fshatit quhet Perivol – fjala rrjedh nga persishtja e vjetër dhe do të thotë “pamje e bukur”. Sipas njërës nga legjendat emri i fshatit ka të bëjë me historinë e vëllezërve, të cilët janë shpërngulur në luginë por disa prej tyre janë vendosur në Baçevo. Sipas një legjende tjetër emri i fshatit lidhet me rritjen e deleve, për të cilën dikur është përdorur fjala “baçia”, e përngjashme me atë të baxhos.

СнимкаMë shumë rreth fshatit rrëfen kryetarja e tij znj. Sonja Kulinçeva: “Popullsia në Baçevo numëron 1700 veta, ka po ashtu dhe shumë të rinj, të cilët nuk largohen nga vendlindja. Kemi shkollë dhe kopsht për fëmijë. Banorët e fshatit punojnë kryesisht në qytetin e afërt Razllog dhe në pushimoren e dimrit Bansko, por preferojnë të jetojnë në fshat. Rrugët i kemi të shtruara me asfalt, kështu që transporti nuk është problem.”

Përveç natyrës së bukur në Baçevo ka ujëra shëruese minerale. Temperatura e ujit është rreth 26 gradë Celsius. Në fshat nderohet kali dhe prandaj gjenden tri baza për kalërim.

“Nuk është e rastit se bile në flamurin e Baçevos është vendosur kali – vazhdon kryetarja znj. Kulinçeva. – Bazat e kalarimit janë financuar me para nga fondet evropiane. Tashmë e kemi ndërtuar edhe bazën për turistët, ofrojmë shëtitje me kalë dhe pajton në gjirin e natyrës. Kemi mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit.”

Megjithëqë Baçevo nuk është pakësuar shumë për nga popullsia në krahasim me fshatrat e tjera në Bullgari, një pjesë e të rinjve punon në Angli, Francë dhe Spanjë. “Mirëpo, nuk harrojnë të kthehen gjatë verës për të shijuar natyrën e bukur të fshatit”, thotë kryetarja. Bukuritë e Baçevos janë vlerësuar edhe nga të huajt. Disa familje anglezësh dhe rusësh kanë blerë shtëpi aty.

СнимкаNjëra nga pikat historike të fshatit është shkëmbi i Shën Gjergjit, i ndarë në dy copa të mëdha. “Legjenda rrëfen se Shën Gjergji ka jetuar mes banorëve të Baçevos – tregon znj. Kulinçeva. – Kur kanë ardhur turqit, ata kanë menduar t’i kthenin banorët në myslimanë, duke vrarë Shën Gjergjin. Pasi turqit kanë nisur ta ndiqnin atë, Shën Gjergji është hipur në kalë dhe ka shkuar në shkëmb. Poshtë tij kishte një gropë, pas tij ishin turqit. Atëherë Zoti ia ka dhënë Shën Gjergjit krahë dhe kali ka fluturuar. Kur Shën Gjergji e ka gjetur veten në rrëzë të malit poshtë këmbëve të tij ka nisur të buronte uji mineral. Dhe shkëmbi është ndarë në dy copa. Edhe sot ai i cili shkon lart kalon përmes shkëmbit, i cili shkëmb mban mëkatarët dhe lëshon njerëzit e pamëkatë.”

СнимкаNë Baçevo e tanishmja ekziston paralelisht me të kaluarën. “Njeriu mund të arrijë çdo majë në mendimet e veta”, thotë Maria Paskalska, sekretare e qendrës kulturore në fshat. Gjatë ditëve festive qendra organizon aktivitete të ndryshme ku përfshihen grupet folklorike për femra dhe meshkuj. Të rinj marrin pjesë në punishte të ndryshme ku mësojnë zanatet e fshatit. P.sh., qepin kukulla me kostume karakteristike. Për Pashkët lyhen vezët me bojë të kuqe dhe më të bukurat ekspozohen. Maria Paskalska ka mbledhur këngë popullore, proverba dhe legjenda lidhur me fshatin. Një nga gjellët tradicionale aty gatuhet me bishtajë, mish dhe këmbë derri.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë nga arkivi i fshatit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD