Më 25 prill në rezidencën “Evksinovgrad” në Varna takohen ministrat e rinisë dhe sportit të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Ndër pjesëmarrësit është z. Erion Veliaj, ministër i mirëqenies sociale dhe rinisë të Shqipërisë.
Ky takim organizohet në kuadër të Presidencës Bullgare të BSEC-ut në periudhën 1 janar – 30 qershor 2014. Një nga temat e diskutimeve është “Kontributi i sportit në rritjen ekonomike dhe në punësim”. Ministrja bullgare e rinisë dhe sportit, znj. Mariana Georgieva shprehu kënaqësi se është mikpritëse e këtij forumi të nivelit të lartë. Ajo vuri në dukje se për herë të parë në programin e BSEC-ut përfshihet paneli “Sporti dhe politika rinore”. Kjo, sipas ministres Georgieva, do të thotë se vendet e regjionit vlerësojnë rëndësinë e kësaj çështjeje të jetës shoqërore e politike.
Ministrat e Rinisë dhe Sportit të vendeve anëtare të BSEC-ut do të firmosin deklaratë për përfshirjen sociale të të rinjve në regjionin të Detit të Zi dhe në inkurajimin e bashkëpunimit sportiv me interes të ndërsjellë.
Mbrëmjen para takimit ministri Erion Veliaj vuri në dukje se “për çështjet sociale agjenda është më specifike. Kemi interes të nënshkruajmë një marrëveshje të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë që shtetasve bullgarë që kanë paguar sigurimet shoqërore në Shqipëri t’u njihen vitet e punës në Bullgari për pension dhe anasjelltas shqiptarëve që jetojnë në Bullgari t’u njihen ditët e pensionit në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria nuk është ende një shtet i BE-së, duhet këto marrëveshje të bëhen bilaterale, pra me secilin shtet një nga një.”
I pyetur si do të bashkëpunojnë Bullgaria dhe Shqipëria në dobi të rinisë, ministri Erion Veliaj u përgjigj kështu:
“Së pari ne mundohemi të inkurajojmë sa më shumë të rinjtë nga Shqipëria që të njohin rajonin. Të mendosh p.sh., që në udhëtimin e sotëm dikush duhet të shkojë larg në Vjenë dhe pastaj të kthehet prapë në Ballkan, në Sofje. Ndërkohë mbaj mend kur kam qenë fëmijë, ne kishim një linjë direkt Tiranë-Sofje. Nuk dua të argumentoj që ne ishim më ndërlidhur atëherë se deri tani, po në një vrap drejt Brukselit harrojmë që ka shumë gjëra për të mësuar edhe nga njëri-tjetri. Kështu që një gjë që do t’ia kërkoj ministres është që të rrisim sa më shumë projektet e shkëmbimit të të rinjve.”
Ja dhe të gjithë intervistën me ministrin Veliaj, mbrëmjen para takimit.
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..