Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klisura na mëson se si bëhet patriot

БНР Новини
Foto: klisura.bg

Vetëm përmendja e qytetit Klisura sot kthen në kujtesën e bullgarëve patriotë ngjarjet heroike nga viti 1876, kur shpërtheu Kryengritja e Prillit. Nuk do të teprojmë po ta quajmë Klisurën një qytet-hero për shkak të pjesëmarrjes heroike të të gjithë qytetarëve në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane. Beteja nuk ishte e barabartë. Sipas tregimeve të dëshmitarëve tërë lugina rreth Klisurës ka qenë e zezë nga ushtritë e dërguara të Tosun Beut. Kundrejt 2000 vetave u ngritën rreth 200 bullgarë të armatosur shumë keq. Në mbrojtjen e Klisurës mori pjesë çeta e Ivan Tankov Kozarevit – me nofkën Borimeçkata. Sot gjithçka në qytetin e bukur malor na kujton për këto ngjarje. Monumentet e heronjve të Klisurës gjallërojnë çdo vit më 2 maj nëpërmjet rikrijimit të ngjarjeve nga viti 1876. Këtë ditë përgatiten të gjithë – nga nxënësit deri te punëtorët e muzeve.


“Jo vetëm gjatë Kryengritjes së Prillit, por edhe pas kësaj fati i Klisurës është tragjik” – na tregon drejtori i Muzeut Historik Stojan Ivanov:

“Kur u mor vendim për shpalljen e kryengritjes, Klisura ishte pjesë e Rrethit të katërt revolucionar, me apostujt Panajot Vollov dhe Georgi Benkovski. Ata erdhën në Klisura, që të rimëkëmbin rrjetin e vjetër të komiteteve, të krijuar nga Vasill Levski. Ai ka ardhur në qytet dy herë. Herën e dytë – në vitin 1870, bashkë me Angell Kënçevin themeluan një komitet të fshehtë revolucionar. Gjatë pranverës së vitit 1876 filloi përgatitja e kryengritjes. Atëherë në qytetin e lindjes u kthye Nikolla Karaxhov, një njeri i ri dhe i arsimuar, i cili zotëronte shtatë gjuhë. Ai ishte mjaftë i pasur dhe punonte si mësues në Gjimnazin e Plovdivit. Kur u thirr Kuvendi Popullor në krahinën Oborishte, Nikolla Karaxhov ishte delegat atje dhe merrte pjesë në komisionin, i cili shpalli datën e shpërthimit të kryengritjes. Më 20 prill sipas stilit të vjetër Nikolla Karaxhov ishte në qytetin Koprivshtica dhe u bë dëshmitar i fillimit të kryengritjes. Qytetarët e Klisurës krenohemi për faktin se ai e nënshkroi të ashtuquajturën “letër e përgjaktë” të Todor Kableshkovit dërguar revolucionarëve në Panagjurishte për shpalljen e kryengritjes. Në letër Karaxhov shton: “Isha dëshmitar i ngjarjeve të lartpërmendura nga Todor dhe nisem për në Klisurë për të bërë të njëjtën gjë.” Për fat të keq vetë përgatitja dhe shpërthimi paraprak i kryengritjes nuk mund të çonin në rezultate reale. Më 26 prill gjatë sulmit të dytë qyteti ishte shkatërruar. Viktimat, rreth 400 veta, ishin kryesisht fëmijë, gra me barrë dhe njerëz të moshuar, të cilët nuk patën mundësinë për t’u shpëtuar në qytetin e afërt Koprivshtica.”

E quajnë kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” tempullin e ri në Klisura. Ai u ndërtua para më se 120 vitesh, kur vendasit filluan rimëkëmbjen e qytetit. Më shumë hollësi na solli Llallo Botev, njeriu, i cili kujdeset për tempullin dhe e konsideron ketë si misioni në jetën e tij: 

“Në kupolën e madhe të kishës ka një fuqi magjike hyjnore, e cila mjekon dhe e bën trupin për të kërkuar çlodhje këtu – thotë Llallo Botev. – Ky është tempulli i ri. Në atë të vjetër “Shën Nikollaj” kryengritësit tanë ruanin barutin për kryengritjen. Ata e vinin fshehtazi atje armën, që mbërrinte gjatë natës. Pas fillimit të kryengritjes qytetarët e Klisurës e shpallën qytetin republikë dhe ajo ekzistonte në vazhdim të gjashtë ditëve. Mirëpo, pas sulmit shkatërrues jehona e shuarjes së kryengritjes u dëgjua në mbarë Evropën. Ishte dhënë urdhër nga jashtë për rivendosjen e të gjithë njerëzve në shtëpitë e tyre. Pikërisht këta njerëz ndërtuan kishën e re, e cila mban emrin e Shën Mërisë dhe nuk rimëkëmbën tempullin e vjetër, kambana e të cilit shpalli shpërthimin e kryengritjes” – thotë Llallo Botev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD