Gjatë viteve 90, rok muzika në Bullgari po përjeton rilindjen e vet. Në skenë dalin persona të rinj, të gatshëm të pushtojnë podiumin me një muzikë prej autori. Mes tyre dallohet grupi “Horizont”, i përbërë prej Valeri Sllavçevit/vokal dhe kitarë/, Valeri Ivanov/bas kitarë, bek vokal/, Haroton Stamenov/ lavire, bek vokal/ dhe Bojko Ivanov/bateri/. Kavër-versioni i incizuar prej tyre të këngës “Deri në frymën e fundit” të grupit “Tangra” gjatë vitit 1994, luan një rol vendimtar për formacionin. Që atëherë deri tani, shokët nuk janë ndarë, nuk pushojnë të shkruajnë këngët, për të cilat kanë ëndërruar, dhe realizojnë vazhdimisht koncerte. Dhe kështu vazhdojnë tanimë 20 vjet. Shkaku që redaktorja tonë muzikore Sibilla Lillova të takohet me Valeri Sllavçevin-frontmen dhe krijues i grupit “Horizont” është botimi i një albumi të ri-i katërti në diskografinë e tyre. Përmban 11 këngë, ku kopertina është në bazë të idesë dhe të krijimit të fotografit Konstantin Llanski.
“Albumi titullohet “Tepër kureshtar”, pa pasur në të këngë me një titull të tillë-tregon Valeri. Pikërisht kureshtja ka qenë shkaku ti drejtohemi kitarave, të krijojmë grupin, të udhëtojmë nëpër turne. Dhe kështu u arrit deri në festimin e 20 vjetëve nga krijimi i formacionit. Duam të jemi gjithmonë kështu, “tepër kureshtar”, që të vazhdojmë të zhvillohemi si muzikantë. Mbase titulli është një ridërgim drejt emrit tonë-kërkojmë “horizonte” gjithnjë e më të reja. Këngët tona janë krejtësisht prej autori. Akoma vjet do të botonim këtë SD, por patëm vështirësi me shkrimin e disa prej teksteve- me fjalë të tjera nuk kishim frymëzimin e duhur. Që aty erdhi ky vonim në kohë. Por ja që tani botimi i “Tepër kureshtarë” përkon dhe me 20 vjetorin e grupit “Horizont”. Promovimi i albumit është më 8 maj në Sofje. Pas kësaj vazhdojmë me koncerte në Plovdiv, Varna, Kjustendill, Burgas. Do të mundohemi ta paraqesim dhe në akoma disa qytete më të mëdhenj në vend”.
7 vjet na ndajnë nga disku i fundit i rok muzikantëve. Por në këtë periudhë ata incizojnë disa singëlle më vete, me të cilët fituan dekorata dhe pushtuan klasifikimet e ndryshme.
“Ndaj 3 prej këngëve tanimë ka dhe video. “Burrat nuk qajnë”, “Kohë” dhe “Lotët nuk i besojnë dorës time”- vazhdon Valeri Sllavçev. Tani po përfundon montimi i videos ndaj njërës prej kompozicioneve tona më të rinj –“Duke udhëtuar për dashurinë”. Në album është dhe “Ylli ndriçues” këngë e cila vjet fitoj Dekoratën e publikut në konkursin “Pranvera e artë” e Radios Kombëtare Bullgare. Kështu që në projekt vumë këngë, të cilat na kanë sjellë sukses akoma përpara se ai të bëhet fakt. Lotët nuk i besojnë dorës time” qe 5 javë me radhë në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare -“Ekskavator”. Kënga “Kohë” zuri vendin e dytë për vitin 2012 në klasifikimin “Muzika Bullgare” e BG Radios. Mendoj se albumi meriton vëmendjen e fansave tanë”.
Muzikantët nga “Horizont” janë mes finalistëve të “Orfeut të Artë” nga viti 1994, janë të caktuar për “Grup të vitit 1997” dhe fitojnë dekoratën “rok hit” për të njëjtin vit.
“Tepër kureshtar” është një album akustik. 4 interpretues mbështeten krejtësisht mbi tingullin e vërtetë, pa ndërhyrje artificiale. Befasia në këtë disk është se, Valeri Sllavçev këndon në duet me Maria Mutavçievën nga “Meri Bojs Bend” në këngën “Mos fli pa mua”.
Përgatiti në shqip: Natanila Vasileva
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..