Në kryeqytetin e Sofjes shkrimtarja turke Exhe Vahapoglu / Ece Vahapoğlu/ prezantoi romanin “Të tjerët”. Libri tërhoqi interesin e publikut sepse “zbulon” me detaje nuancat e Turqisë. Exhe Vahapoglu ka mbaruar Universitetin Amerikan në Romë dhe ka kryer studimet e magjistraturës në Francë. Autorja ka fituar popullaritet pasi ka merituar çmimin Junior Chamberi cili çmim i shpërndahet të riut më të suksesshëm në Turqi. Atëherë shkrimtarja ka filluar të nxirrte në dritë faqe nga punimet e saj.
“Kështu erdhi ideja për të botuar një libër për zotërimin e gjuhëve të huaja, kujton Exhe Vahapoglu. – Isha vetëm 23 vjeçe dhe kjo shkaktoi interes te mediat. Më ftonin në emisione të ndryshme televizive dhe shpejt fillova karrierën e gazetares. Kam punuar në NTV, CNBC-e, Sky Türk, CINE 5dhe ATV. Fillimisht isha në seksionin e ekonomisë dhe teknologjisë, pastaj fillova të merrja intervista nga politikanë të ndryshëm dhe më në fund nisa të shkruaja në gazeta të ndryshme. Bëja po ashtu një emision kushtuar biznesit. Këtë punë e kam kryer në vazhdim të 15 vjetëve dhe në një moment sikur u mërzita. Vura re se më interesojnë më tepër kultura dhe arti, udhëtimet dhe jetesa në mënyrë të shëndetshme. Me këtë frymëzim botova libra kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm dhe kondicionit fizik.”
“Të tjerët” është romani i parë i Exhe Vahapoglut.
“E përfundova romanin para 5 vjetëve, thotë shkrimtarja turke. – Në të i kam bërë përshkrim Turqisë bashkëkohore nëpërmjet personazheve të dy femrave të reja. Njëra është nga një familje moderne, ndërsa tjetra rrjedh nga një familje konservatore. Kam përshkruar dimensionet e ndryshme të jetës publike, si dhe çështje jetësore. E solla librin me qëllim të prezantoj anën tjetër të Turqisë sepse jashtë vendit ka koncepte negative për Turqinë. Duke shkruar romanin, kam menduar se ai do të përkthehet në gjuhë të huaja. Fillimisht libri doli i përkthyer në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe Kroaci. Më vjen mirë se romani “Të tjerët” u prezantua edhe në Bullgari. Vitin tjetër pres të takohem me publikun tim në Kinë dhe Angli. Romanit ia vura titullin “Të tjerët”, sepse njerëzve u pëlqen të klasifikojnë të tjerët sipas përkatësisë klasore, pamjes së jashtme, paragjykimeve sportive, po ashtu sipas racës dhe fesë. Nuk ka nevojë për këtë diskriminim dhe në bazë të tij është koncepti se tjetri është i ndryshëm. Prandaj romani përcjell histori për jetën familjare, seksualizmin, arsimin dhe për biznesin – ashtu siç po ndodhin në të dyja klasat shoqërore. Kam përshkruar p.sh., se si ndihet një grua që e mashtron burri dhe cilat janë ndjenjat e një vajze duke kryer ritualin fetar. Më vjen mirë se shumë lexues e shohin veten e tyre në roman.”
Nëpërmjet miqësisë jo të zakontë midis personazheve, romani studion kufijtë e ndarjes në shoqërinë turke dhe analizon jetën laike e moderne, nga njëra anë dhe nga tjetra – jetën fetare e konservatore. Duke shtruar çështjet e fetarisë, seksualizmit, paragjykimeve, tabuve dhe ndjenjave të shtypura, Exhe Vahapoglu na ofron një roman shumë prekës i cili hedh diskutim pas diskutimi.
Përkthimin bullgarisht të “Të tjerëve” e solli Nahide Deniz, korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll. Sipas fjalëve të saj romani rrëfen për tejkalimin e frikës nga dallimet, për pranimin e të tjetrit dhe për dilemat jo të lehta me të cilat përballemi në kohën bashkëkohore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte)...