Nga 9 deri më 11 maj në qytetin Aprillci do të mbahet festivali i parë artistik “Aprillci frymëzon”. Ai do të ndërrojë atmosferën e këtij vendbanimi të bukur të strukur në gjinjtë e malit Stara Pllanina. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë krijues të ndryshëm. Festivali hapet më 9 maji dhe mund të thuhet, se datat nuk u zgjodhën rastësisht. Më 9 maj është festa e qytetit Aprillci. Atë ditë respektohet kujtesa e të vrarëve gjatë shuarjes së kryengritjes së popullit bullgar kundër robërisë pesëshekullore turke muajin prill të vitit 1876. Ky rebelim konsiderohet maja e Luftërave Nacionalçlirimtare të popullit bullgar kundër Perandorisë Turke.
Aprillci është një sinonim i heroizmit dhe i sakrificës. Mirëpo Arpillci është edhe një qendër e turizmit dhe e artit. Piktori Vlladimir Avramov – qytetar nderi i Aprillcit, është autor i kësaj ideje. Lidhur me këtë ai shpjegon:
“Ky është një festival artistik, në kuadrin e të cilit do të prezantohen muzika, pikturimi dhe skulptura. Mjeshtër të afirmuar në ato tri fusha do të punojnë me studentët e tyre edhe me fëmijë. Ambicia jonë është të tërheqim një rreth të gjerë admiruesish të arteve. Temat janë të zgjedhura ashtu, që gjinitë dhe format të gërshetohen me njëra tjetrën. Parashikojmë, që të gjithë muzikantët në koncertin përfundimtar të interpretojnë këngë të njohura patriotike.”
Basi Todor Kotopanov e konsideron veten një muzikant klasik, të cilit i pëlqen të eksperimentojë. Për programin e festivalit ai shpjegon:
“U përpoqëm të gërshetojmë disa gjini. Ftuam grupin vendor të fëmijëve “Aprillski Zvënçeta”, i cili prej 10 vitesh bashkëpunon me grupin rok “Epizod”. Së bashku dy formacionet do të interpretojnë këngë të përpunuara popullore. Krahas kësaj grupi “Epizod” do të ketë një koncert me vete ditët e fundit të festivalit. Admiruesit e muzikës do t’u kënaqen veprave të kompozitorëve të epokave të ndryshme në kuadrin e koncertit “Antologjia e operës”.
Festivali do të hapet me një procesion dhe një liturgji, të kryera nga mitropoliti i qytetit Loveç Gavriill. Parashikohet të rikrijohen edhe disa nga ngjarjet historike të Kryengritjes së Prillit. Më 11 maji do të prezantohen të gjitha veprat e pikturimit dhe të gjitha skulpturat e krijuara në kuadrin e forumit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..