Hillda Kazasjan doli në skenën e xhazit bullgar në mesin e viteve 90. Ajo ka përfunduar arsimin e vet muzikor me bateri, më vonë i përkushtohet së kënduarit. Ajo është vajza e Vili Kazasjanit-një dirigjent shumëvjeçar i Big Bendës pranë Radios Kombëtare Bullgare, dhe u afirmua si një interpretuese me një kulturë të pasur muzikore. Ka disa albume të botuara, kurse si stil është e tërhequr pas sambës. Në një nga projektet e saj, Hillda Kazasjan interpreton muzikë ndaj disa nga filmat emblematik bullgar. Një pjesë të rëndësishme në jetën e saj ze dhe teatri. Përveç në aspektin personal, dashurinë e vet ndaj këtij arti Hilda e dëshmon dhe tani në një ngjarje të ardhshme interesante. Në intervistën e Sibilla Lillovës këngëtarja tregon me hollësi për të. Por, përpara kësaj le të dëgjojmë një interpretim të saj.
“Unë pres me një emocion të madh këtë turne-thotë Hillda Kazasjan. Idenë për të po e mendoj prej 2 vjetëve dhe vendosa se tani është momenti më i saktë ta realizoj. Përfshij 7 qytete-Ruse, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Plovdiv dhe Sofja. Kam zgjedhur për koncertet vetëm salla teatrale. Ato janë të përshtatshme sipas meje për këtë, të cilën e kemi përgatitur për në skenë. Do të jem përsëri me muzikantë të shkëlqyer –Hristo Jocov-bateri, Zhivko Petrov-piano, Mihaill Josifov-bori, Milen Kokusharov-piano. Me ta incizova dhe albumin tim të fundit “Jazz&Me”, të cilin do ta prezantoj në këtë turne. Përveç këngëve prej tij, publiku do të dëgjojë këngë nga projekti im muzikë bullgare filmash, të botuar përpara kohe. Si tërësi do të interpretoj kompozicionet e mia më të qarta prej 10 vjetëve të fundit. Programi për turnetë është i larmishëm dhe do të paraqitet me stil, për të cilën si gjithmonë mbaj shumë.
Tani fare vonë bëra një këngë të re në bazë të vjershave të Dobromir Sllavçevit-“flutura të marra” dhe muzika është e Hristo Jocovit. Qe e paracaktuar për një shfaqje teatrale, por me qenë se ajo akoma nuk është fakt, unë vendosa të incizoj këtë këngë. Ka dhe video për të. Kështu që “-“flutura të marra” po kështu do të hyjë në programin për turnetë. Kuptohet se do të interpretoj dhe kompozicione të tjera të miat , të shkruara nga Hristo Jocovi. Kjo do të jetë një pjesë nga befasirat e koncerteve”.Videoja të “fluturave të marra” është e bërë nga regjisori Kirill Kirillov. Le të dëgjojmë këngën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..