Me rritjen e temperaturave rreziku për një valë të re refugjatësh në Bullgari për shkak të konfliktit në Siri dhe të trazirave në Lindjen e Mesme u shtua ndjeshëm. Sipas të dhënave të MPB-së aktualisht në kufirin Turqi-Bullgari janë duke pritur më se 10 mijë emigrantë potencialë. Të gjithë ata kërkojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë kryesisht për kurdë të Sirisë dhe afganë të cilët synojnë të vendosen përhershëm në vendet e Evropës Perëndimore e Qendrore, tregojnë të dhënat e një raporti special. Ky i fundit nxjerr informacione për shtetasin sirian i cili është vendosur në Izmir të Turqisë dhe tashmë ka organizuar një kanal për trafikim të kurdëve drejt Austrisë dhe Gjermanisë. Emigrantët e paligjshëm fshihen në kamionë me targa turke dhe kalojnë kufijtë e Evropës Perëndimore me dijen e shoferëve.
Rreziku i madh për Bullgarinë është se emigrantët e përdorin territorin e vendit si urë drejt Perëndimit. Për 2013-ën në doganën midis Bullgarisë dhe Turqisë u regjistruan më se 11 mijë emigrantë të paligjshëm, ndërsa nga fillimi i 2014-ës deri tani, pra kur temperaturat ishin të ulëta – gati 600. Brenda 6 ditëve të pushimit /1-6 maj/ në Bullgari u ndaluan 78 persona. Prej tyre 48 janë kapur në doganën bullgaro-turke , dy në doganën bullgaro-greke, dhe mezi 28 në një vendkalim kufitar, tregon raporti i MPB-së. Për të stopuar “biznesin” fitimprurës të trafikantëve të cilët verën e kaluar përfituan nga vala e madhe e refugjatëve, Bullgaria filloi të ndërtojë mur 30 kilometrash përreth zonave më nevralgjike të doganës bullgaro-turke. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes deri në fund të prillit do të ndërtohen pajisje 2600 metrash dhe deri në fund të qershorit pritet të ndërtohet i gjithë muri. Mirëpo, këto masa ndoshta nuk do të mjaftojnë duke pasur parasysh valën e re të refugjatëve gjatë stinës së verës në sfondin e tensionit që po shtohet në Ukrainë dhe po ashtu duke marrë parasysh parashikimet se trazirat në Lindjen e Mesme nuk do të pushojnë në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë kampet e refugjatëve në Bullgari aktualisht disponojnë vende të lira, sepse shumë nga të vendosurit në to e morën statusin e refugjatit dhe u larguan nga Bullgaria, duke kërkuar punë diku tjetër në BE. Por për shqetësim është se në qoftë se brenda 3 muajve ata nuk gjejnë punë duhet të kthehen në Bullgari, sepse ajo është e para në BE e cila i ka pranuar. Ka edhe një variant tjetër, kur refugjatët detyrohen në rikthehen në atdhe, por ky skenar ndodh rrallëherë. A në të vërtetë pritet “një verë e nxehtë refugjatësh” dhe a Bullgaria do t’i rezistojë kësaj nxehtësi?
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..