Drejtori i Shoqatës Bullgare të Mbrojtjes së Shpendëve Stojço Stoev është njeri nga tetë mbajtësit e sivjetshëm të “Oskarit të Gjelbër”, siç është emri më i njohur i çmimeve “Uitli”. Priza u dorëzua në Londër nga Lartësia e saj Mbretërore princesha Anna në një ceremoni mbajtur në Shoqatën Mbretërore Gjeografike. Zoti Stojçev e mori këtë çmim për realizimin e suksesshëm të strategjisë së Shoqatës Bullgare të Mbrojtjes së Shpendëve për ruajtjen dhe shtimin e popullatave të shqiponjave të fundit perandorake, që jetojnë të lirë në Bullgari.
Çfarë ka realizuar deri tashti Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve për ruajtjen e popullatave të shqiponjës perandorake?
“Tashmë kemi bërë 26 fole të shqiponjës perandorake, përderisa në vitin 2000 ato ishin vetëm 8, përgjigjet Stojço Sojçev. – Është e dukshme, që popullata e këtyre shpendëve shtohet si rezultat i përpjekjeve tona. Realizojmë një sërë veprimtarish në mbrojtjen e shqiponjës. Gjatë periudhës së shumëzimit garantojmë qetësinë e shpendëve, që të parandalohet vdekja e të vegjlit, ose prerja e pemëve me fole. Gjatë dimrit organizojmë ushqimin e shpendëve të vegjël. Punojmë dhe rregullojmë fole artificiale, kështu që çiftet e reja të shumëzohen pa probleme. Kemi dëshirë, që t’u sigurojmë atyre rajone të qeta, ku çiftet e reja të shumëzohen. Për gëzimin tonë disa çifte shqiponjash tashmë zënë katër nga foletë e rregulluara prej neve. Dhe duhet të theksojmë se nuk është një punë e lehtë, që shqiponjat perandorake të zgjedhin foletë artificiale.”
Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve pas përpjekjeve të shumta realizon një bashkëpunim me shoqatën e ndarjes së rrymës elektrike EVN, e cila filloi të shfrytëzoi izolime plastike të shtyllave elektrike. Bëhet fjalë për rrjetin e tensionit të lartë në rajonin e maleve Stranxha – Sakar të Bullgarisë Juglindore, ku akoma haset popullata e vogël e shqiponjës perandorake.
Shqiponja perandorake është pjesë e trashëgimisë natyrore të Bullgarisë, mund të themi edhe pjesë e kulturës bullgare. Që protobullgarët e kishin shqiponjën simbol të tyre. Në varrin e khanit Kubrat, që sundonte në shekullin VII, u zbulua si një shenja shqiponja e Hyjnisë Tangra. Më vonë gjatë kohës së Rilindjes, shqiponjën perandorake e quanin shqiponja me kryq dhe bullgarët besuan, se ajo mbron rendimentet e tyre. Ajo ishte një shpend simbolik, ja përse nuk e persekutuan. Kështu që shqiponjat janë një pjesë e kulturës bullgare dhe nuk mund të ndahet mbrojtja e trashëgimisë natyrore nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore.
Si do të shfrytëzohen mjetet, të cilët e shoqërojnë çmimin “Uitli” në përmasë 280 mijë paundë britanikë?
“Kjo është një përkrahje tepër e rëndësishme financiare. Do të shfrytëzojmë ato mjete kryesisht për mbrojtjen e shqiponjave. Kemi dëshirë të ndihmojmë rajonin e maleve Stranxha – Sakar, që të zhvillohet aty turizmi ekologjik. Kjo do të sigurojë të ardhura në ekonominë vendore, gjë që është me rëndësi të madhe. Kështu njerëzve do t’u garantohet dobi direkte financiare nga mbrojtja e shqiponjave. Me bashkinë e qytetit Topollovgrad do të bashkëpunojmë për mbrojtjen dhe ruajtjen e kullotave. Kjo është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së rikthimit të shqiponjave. Ata shpendë gjejnë ushqimin e tyre pikërisht në kullotat e rajonit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..