Në se vitin e kaluar bënim shaka, se numri i milionerëve tek ne dyfishohet për shkak të inflacionit, sivjet numri i tyre zvogëlohet për shkak të deflacionit. Kjo për arsye, se bullgarët e pasur me të ardhura mbi një l milion leva për vitin 2013 ishin 147 veta. Vetëm për krahasim do të themi, se për vitin 2012 numri i tyre ishte me 101 veta më shumë. Dhe në se në Sofje, Varnë dhe Dobriç numri i milionerëve është ulur, qyteti Burgas mund të lavdërohet me 11 milionerë të rinj. Ndër 10 bullgarët më të pasur ka vetëm një grua.
Milionerët bullgarë, që deklaruan të ardhurat e tyre para dikastereve tatimore kanë fituar më se 305 milion leva. Prejardhja e parave të tyre në vend të parë është nga kontrata të punës, në vend të dytë nga veprimtari ekonomike si tregtarë të vetëm dhe në radhë të tretë – nga shitja e pronës. Të ardhurat më të ulëta të deklaruara jashtë rrogës janë në përmasë 2 leva, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. Kështu diferenca midis këtij tatimpaguesi dhe milionerit me shumën më të madhe të deklaruar është pothuajse 6 milion leva.
Mirëpo, pse numri i bullgarëve të pasur ulet? Disa do të thonë, se është kriza dhe biznesi pret kohë më të mirë. Krahas kësaj shumë firma edhe falimentuan. Optimistët do të thonë se biznesi del në dritë. Sipas informacionit të dikastereve tatimore një e treta e milionerëve i kanë fituar paratë nga kontrata të punës dhe të menaxhimit. Mirëpo, pesimistët do të shfrytëzojnë tezën, se paratë e mëdha u grumbulluan jo nga prodhimi, por nga tregtia me pronë. Ulja e numrit të të pasurve është sinjal, se diçka në ekonominë nuk ecën mirë. Është një sekret publik, se milionerët realë janë më shumë, por ata janë kryesisht në sektorin gri. Ata nuk deklarojnë të ardhurat e tyre të vërteta. Është fakt gjithashtu, se veturat e shtrenjta në rrugë shumëzohen, dhe se shtëpitë luksoze janë të shituara. Kështu që statistika e dikastereve tatimore shtrembëron tablonë reale për nurin e bullgarëve të pasur. Duke shtuar, se asnjeri nuk shtron pyetjen ku janë milionerët, që dolën nga ky klasifikim – a u falimentuan, a u nisën, ose hyn në sektorin gri... Varianti i fundit ndoshta është më i saktë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes..