Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon operacioni “Përhapja e llojit të blirit në lumin Danub”

БНР Новини
Foto: danube-sturgeons.org

Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës lloji i blirit është më i rrezikuar në planet. Ata ekzistojnë që prej 200 mln vitesh dhe janë bashkëmoshatarë të dinozaurëve. Për fat të keq blinjtë janë në prag të zhdukjes dhe shkaku për këtë është havjari i tyre i shtrenjtë. Pas Detit Kaspik Deti i Zi është shtëpia e tyre e dytë e natyrshme. Në Evropë i vetmi vend, ku peshqit “bli” mund të shumëzohen në mënyrë të natyrshme është segmenti i poshtëm i lumit Danub, midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Lumi, që derdhet në Detin e Zi, deri përpara pak kohe ishte ndër ata me më shumë lloje blinjsh – gjithsej gjashtë. Faktikisht sot llojet e tyre janë katër. Sipas ekspertëve të WWF-Bullgaria, blinjtë nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e jashtme. Prandaj ekspertët kanë në plan të shumëzojnë peshkun e blirit në segmentin tonë të Danubit.

Përgatitja për këtë vepër vazhdoi më shumë se një vit. Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit në projektin “Ruajtja e llojit të blirit në segmentin e poshtëm të Danubit” studionin habitatet e tyre dhe rajonet e preferuara të hedhjes së havjarit. Ata interesohen gjithashtu se si mund të kapen ekzemplaret më të përshtatshme, të cilët të japin më shumë material cilësor për shumëzimin e tyre. Kjo është një detyrë shumë e vështirë – thotë Ivan Hristov, udhëheqësi i programit “Ujërat” të WWF-Bullgaria.

“Duhet të garantohet se peshqit, që do të përdoren për shumëzimin, janë me origjinë gjenetike nga popullatat e natyrshme, se nuk janë hibride prej llojeve të ndryshme dhe se nuk janë nga popullatat, të cilat nuk mund të adaptohen në lumin Danub. Përveç kësaj është me rëndësi që peshqit e vegjël të lëshohen në rajonin më të mirë dhe në këtë moment ata të jenë në një gjendje të mirë.”

Në fillim të majit ekipi i projektit disponon gjashtë ekzemplaret e para të kapura të llojit acipenser stellatus, të cilat janë të përshtatshme për shumëzim. Pritet që peshqit e vegjël të lëshohen në lum në fund të verës.

“Pjekuria seksuale e blinjve është mjaftë vonë – sqaron zoti Hristov. – Te lloji më i madh, bliri i bardhë, kjo ndodh pas vitit të 12-të, madje pas vitit të 15-të. Kështu qe nuk mund të themi me siguri, se kur blinjtë do të kthehen në Danub, por kjo nuk do të jete para moshës 10 vjeç. Blinjtë jetojnë në Detin e Zi, ku kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre. Pasi mbushin moshën e pjekurisë seksuale, një herë në disa vite ata shkojnë në lumin e Danubit, që të hedhin atje havjarin. Migracioni i shumëzimit është shumë i rëndë. Ata përdorin shumë resurse edhe për prodhimin e havjarit. Për rimëkëmbjen e tyre pas kësaj ka nevojë nga 3 deri më 7 vjet. Blinjtë nuk mund të shumëzohen çdo vit dhe pas kësaj janë më të prekshëm.”

Nëse dhe kur do të kthehen blinjtë e vegjël? Kjo varet edhe nga realizimi i projekteve për përmirësimin e kushteve të lundrimit në Danub, që të mund të mbeten të lirë trasetë për blinjtë. Gjatë shekullit të XIX-të blinjtë ishin lëvizur në lumë që deri në Gjermani, por ndotja e ujërave dhe ndërtimi i disa pajisjeve, si për shembull Ura e Hekurt në Serbi, kufizuan hapësirën e tyre dhe aktualisht ata ndodhen vetëm në segmentin bullgaro-rumin të Danubit. Por madje edhe aty ka plane për disa vendime teknike, të cilat do të lehtësojnë lundrimin dhe përkatësisht do të vënë barriera të reja para migracionit të blinjve. Ivan Hristov na dha një shembull:

“Aktualisht ka një projekt për ndërtimin e një pragu, i cili të mbyllë kanalin e vjetër dhe ta ridrejtojë ujin drejt kanalit tjetër, që të lehtësohet lundrimi. Mirëpo problemi është lidhur me faktin se blinjtë janë mësuar për t’u emigruar në segmentin e vjetër. Ndërkohë, studimet e Institutit për deltën e lumit Danub në qytetin Tulça kanë treguar nëpërmjet një eksperimenti se blinjtë nuk do të përdorin kanalin e ri dhe kjo do të bllokojë migrimin e tyre.”

Për shpëtimin e këtyre llojeve konservatore të peshkut Rumania dhe Bullgaria aplikuan një moratorium, përkatësisht në vitin 2006 dhe në vitin 2008, për peshkimin e tyre në ujërat e Detit të Zi, pas kësaj edhe në rajonin e tyre të përbashkët në lumin Danub. Afati i moratoriumit do të skadojë në vitin 2016, por siç duket do të zgjatet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD