Drejtori i Europolit Rob Wainwright edhe një herë vlerësoi lartë kontributin e Bullgarisë në luftimin e krimit të rëndë dhe terrorizmit ndërkombëtar. Ai bëri një vizitë pune në Bullgari dhe bisedoi me zëvendës kryeministrin dhe ministër të punëve të brendshme Cvetlin Jovçev, me shefin e Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” Vlladimir Pisançev dhe me kryeprokurorin Sotir Cacarov. Gjatë takimeve u diskutuan hapat praktikë për përmirësimin e bashkëpunimit në hetimin e plot të të gjitha grupazheve kriminale, që veprojnë në territorin e Bullgarisë dhe të vendeve të tjera evropiane.
Theksi i bisedimeve u vu mbi hetimin e aktit terrorist kryer më 18 korrik të vitit 2012 në Aeroportin e Burgasit. Si rezultat i të cilit vdiqën pesë turistë izraelitë dhe një shtetas bullgar. Lidhur me këtë zoti Wainwright tha: “Hetimi po vazhdon me përkrahjen aktive të Europolit. Më bënë përshtypje të mirë puna e autoriteteve bullgare për zbulimin e fajtorëve. Përfundimi i suksesshëm i hetimit është me rëndësi jo vetëm për sigurinë e Bullgarisë, por edhe për mbarë BE-në. Duhet të jemi vigjilent ndaj çdo një lloji të terrorizmit, që të parandalojmë çdo akt ose shfaqje të terrorizmit në territorin e Evropës.”
Kryeprokurori Sotir Cacarov theksoi ndihmën e paçmueshme të Bullgarisë dhënë Eeropolit për zbulimin e suksesshëm të fajtorëve. Zoti Cacarov vuri në dukje kontributin e madh të të gjitha organeve dhe nëpunësve bullgarë për grumbullimin e dëshmive. Ai ishte kategorik për këtë çfarë dëshiron të arrijë prokuroria, por nuk u angazhua me ndonjë afat konkret: “Qëllimi ynë është vetëm një, dhe ai mund të caktohet me një fjalë – gjyq. Jemi kategorik, se hetimi i këtij rasti duhet të përfundojë me zbulimin e fajtorëve. Dhe pasi ata do të hidhen në gjyq duhet të dënohen, kështu që të tregohet, se në Bullgari terrorizmi ndëshkohet me tërë rreptësinë e ligjit, pavarësisht nga kjo cila nga organizatat ndërkombëtare mbështet fajtorët.”
Ministri i brendshëm Cvetlin Jovçev gjithashtu ripohoi bashkëpunimin e mirë të dikastereve bullgare me Europolin jo vetëm në hetimin e aktit terrorist në Burgas, por kundër krimit të organizuar në përgjithësi, duke përfshirë edhe krimet kibernetike. Bullgaria përkrah idenë, se: “Në kuadrin e BE-së duhet të forcohen dhe të thellohen lidhjet me Europolin. Ky është një nga kushtet e domosdoshme për luftimin e krimit të organizuar në të ardhmen. Jemi të mendimit, se roli, autorizimet dhe përgjegjësia e Evropolit në BE-në duhet të forcohen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..