Lodra është gjëja e parë, e cila paraqet para fëmijëve shumëllojshmërinë e botës, që i rrethon dhe ajo ka ekzistuar që në kohërat më të lashta. Në edicionin e dhjetë të “Natës Evropiane të Muzeve” në Sofje, sivjet në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare ka një ekspozitë shumë interesante, të paparaqitur deri tani – “A e di këtë lojë? Lodrat dhe lojërat në lashtësi”. Ajo përbën një provë për t’u paraqitur bota e stërgjyshërve tanë, kur ata vetë kanë qenë fëmijë, botë kjo që siç duket nuk dallohet shumë nga bota e fëmijëve të sotëm. Ekspozita është organizuar me bashkëpunimin e Qendrës Amerikane të Shkencave në Sofje dhe është pjesë e aktiviteteve me rastin e përvjetorit të 145-të të Akademisë Bullgare të Shkencave. “Që të jenë tërheqëse ekspozitat, ato duhet të paraqesin jetën e përditshme të njerëzve, të tregojnë historinë, kështu qe publiku të bëjë lidhjen midis së tanishmes dhe lashtësisë” – është e mendimit z. Erik de Sena, drejtori i Institutit Amerikan të Shkencave.
Ekspozita është orientuar ndaj publikut të fëmijëve, por tërheq edhe më të moshuarit. Në fund të fundit të gjithë kemi qenë fëmijë. Nën vitrinat prej qelqi mund të shihen lojëra nga epoka klasike, helenike dhe romake. Bota e fëmijëve paraqitet edhe nëpërmjet njoftimeve të autorëve antikë, pikturave të lojërave të ndryshme mbi enët e lashta greke, si dhe nëpërmjet sendeve të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike – rraketake, ashikë, kukulla.
Shumë interesante për fëmijët ishin pikturat me fëmijë të tjerë, që luajnë. Eksponatet e përfshira në ekspozitë, ruhen në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze dhe në muzetë në Sozopoll, Nesebër, Varna, Plovdiv dhe Veliko Tërnovo. Për fëmijët dhe nxënësit, të cilët do të vizitojnë ekspozitën (ajo do të mbetet në muze deri më 24 gusht) specialistët-arkeologë kanë krijuar lojëra më të ndryshme.
Ekspozita është aktiviteti i radhës i Muzeut Arkeologjik, drejtuar fëmijëve. Qëllimi është që të provokohet tek ata një interes i qëndrueshëm ndaj studimit të historisë dhe lashtësisë. Një shembull i kësaj është iniciativa “Magjia e arkeologjisë. Fletorja e parë e arkeologut të ri”. Në të kanë marrë pjesë 1500 nxënës të klasës së dytë gjatë vitit shkollor 2011-2012, kurse në ekspozitën e hapur vitin e kaluar “Një gjurmë e përjetshme në histori – thesare nga muzetë grekë” më shumë se 800 nxënës nga klasa e katërt dhe e pestë janë njohur me historinë e Lojërave Olimpike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..