Njerëz të rinj, të cilët largohen nga vendi i lindjes, që të kërkojnë një jetë më të mirë në qytetin e madh ose bile jashtë, është një gjë e zakonshme në Bullgari. Në këtë drejtim nuk bën përjashtim dhe qyteti i vogël malor Drjanovo, që po kështu me ngadalë në mënyrë të qëndrueshme po fillon të plaket. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës popullsia e bashkisë gjatë vitit 2011 është afro 9700 veta, ku mezi rreth 2300 janë të rinjtë deri në moshë 29 vjeç. Dhe kur shteti nuk mund të bëjë kushedi se çfarë, që të mund të kthejë këtë tendencë negative, me detyrën e rëndë merren njerëzit e zakonshëm. Në këtë rast këta janë entuziast të rinj nga bashkimi vendas “Mundem” të cilët bëjnë përpjekje që të mund ta kthejnë Drjanovon në një vend më atraktiv për të jetuar. Krahas me iniciativat e veta të shumta për krijimin e një vizioni më të mirë të qytetit, kohët e fundit ata punojnë mbi një projekt të ri “IT Drjanovo”. Në partneritet me shkollën tetëvjeçare profesionale “Maksim Rajkoviç” dhe përfaqësues të biznesit, të rinjtë iniciojnë që nga fillimi i vitit të ri shkollor startin e një klase në të cilën nxënësit tetëvjeçar do të mësojnë programim dhe web-dizajn.
“Ideja u nis nga dëshira t’i mësojmë fëmijët e Drjanovos me diçka të dobishme, sepse një nga shkaqet bazë të largohen nga qyteti është se nuk ka para – sqaron Sasho nga bashkimi “Mundem”. – Me qenë se ne nuk mund të krijojmë vende pune, që të mund të sigurojmë punë, e vetmja të cilën mund të bëjmë është t’u japim njohuri me të cilat ata të mund të nxjerrin bukën e tyre të gojës në Drjanovo. Teknologjitë tanimë janë zhvilluar kaq shumë se, mund të punosh pothuajse që kudo, na duhet vetëm internet dhe një kompjuter i mirë. Të tilla kushte ka në qytetin tonë dhe në bazë të këtij shkaku filluam projektin, që t’u japim njerëzve të rinj mjeshtëri, me të cilat ata të mund të jetojnë denjësisht këtu dhe të mos të nevojitet të emigrojnë.”
Mes shkaqeve të ndalin mbi IT sferën është se, një pjesë e madhe nga vet anëtarët e organizatës janë specialistë në këtë fushë dhe kjo u ka lejuar të kthehen në qytetin e lindjes Drjanovo. Një motiv tjetër është se “uria” për kuadro të ngjashme është e madhe dhe pritjet janë që pas 5 vjetëve ajo të rritet dyfishtë. Në tregun bullgar të punës, IT specialistët janë ndër specialistët me rroga më të lartë. Të rinjtë nga “Mundem” u kontaktuan me përfaqësues të IT biznesin dhe u bindën të sigurojnë pedagogë. Kështu që, që në muajin shtator një nga kompanitë e mëdha të softuerit tek ne, do të dërgojë çdo javë specialistët e vet, të cilët do të japin mësime për programim dhe web-dizajn në shkollën tetëvjeçare “Maksim Rajkoviç”. “Fëmijët nuk do të mësojnë mbi gjuhë arkaike programore, të cilët prej kohe nuk përdoren, por me gjërat më të reja, me të cilat punojnë tani kompanitë e softuerit”, sqaron Sasho. Firma është angazhuar po kështu të marrë disa nga nxënësit, të cilët do të përfundojnë me sukses arsimin e vet 5 vjeçar. Një kompani tjetër ka dhuruar 2000 euro për softuer për arsimin e fëmijëve.
A nuk e hapin më gjerë në këtë mënyrë derën drejt jashtë shtetit ose drejt qytetit të madh?
“Ne u japim një shans dhe mundësi më të madhe të mbeten në Drjanovo, sepse pa të nuk kanë të ardhme, nuk kanë se çfarë të bëjnë në këtë qytet. Vendet e punës po ngushtohen vazhdimisht, vendet e lira janë kryesisht për punë me kualifikim të ulët, domethënë rrogat janë më të ulëta dhe jetohet më vështirë. Kurse ne ofrojmë një mundësi të jetojnë më mirë në Drjanovo, në qoftë se zgjedhin ta bëjnë. Në fund të fundit secili është i lirë të jetoj dhe të punoj aty ku do,” thotë si përfundim Sasho.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..