Cila është magjia e festës më bullgare? E tregoi një festë e pazakonshme, organizuar nga Biblioteka e Kryeqytetit. Me një fund pak enigmatik të motos “Për germat, njerëzit e rilindur... edhe akoma diçka tjetër” po që të kujton fillimin e çuditshëm të festimeve të 24 majit, Dita e Shkrimit Sllav dhe të Arsimit dhe të Kulturës Bullgare. Shkrimi cirilik përdoret si në Bullgari ashtu dhe në një sërë vende të tjera, kurse që më 1 janar 2007 është dhe aderimi i vendit tonë ndaj Bashkimit Evropian, dhe është alfabeti i tretë zyrtar në BE.
Biblioteka e Kryeqytetit sipas traditës gjithmonë e shënon festën e germave dhe të krijuesve të saj Shenjtorët Kirill dhe Metodij. Sivjet ajo ka përgatitur një varg dokumentar për veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë për lexuesit dhe vizituesit e rregullt. Këtu ata mund të shikojnë akoma ekspozitën e posaçme të abetareve të para bullgare. Mes tyre janë abetarja e parë dhe shumë libra të tjerë të shenjtë, të cilët kanë ruajtur frymën dhe kulturën tonë gjatë shekujve. Dhe diçka tjetër...
Për herë të parë gjatë këtij viti biblioteka bën festë në të hapur, në sheshin “Petko Sllavejkov” që mban emrin e shkrimtarit tonë të njohur, tregoi për Radio Bullgarinë drejtoresha e saj Julia Cinzova. Ajo gjithmonë ka mbajtur lidhje shumë të ngushta me lexuesit e vet kryeqytetas – tanimë për brez të tretë. Dhe skena në të hapur është një peshqesh për ta. Po kështu si dielli në sytë dhe në shpirtin e njerëzve të rilindur në shesh – të ndriçuar si me porosi nga qielli. Festë me himnin e germave magjike “Ec o popull i rilindur” dhe këngët rilindëse bullgare në interpretim të grupit vokal të fëmijëve “Smehorançeta”. Me valle popullore bullgare të trupës nga pallati Kombëtar të fëmijëve. Deri tek vjershat e laureatëve në konkursin “Biblioteka në epokën e ujorit “. Me kurorën shumëngjyrëshe prej lulesh , të thurur nga gjimnazistet e Sofjes të veshura me veshje të bukura popullore për monumentin e paraardhësve të njohur babë e bir Petko dhe Penço Sllavejkovi të tregut të Librave në Sofje. “Doli se , njerëzit e rinj në Bullgari nuk kanë problem me leximin dhe në internet, dhe të librave tradicional, në ndryshim nga ne, më të moshuarit” tregon Julia dhe shton:
“Jo rastësisht propozojmë disa bluza, të cilat përpara janë me mbishkrimin “Biblioteka e Kryeqytetit” kurse mbrapa në kurriz – me citate nga vjershat e poetëve të mëdhenj bullgar Hristo Botev dhe Dimço Debeljanov. Kjo është një traditë e re dhe mendojmë ta zhvillojmë më tutje. Do të ketë vjersha prej akoma shumë poetëve të tjerë. Shpresojmë që kjo me të vërtetë të jetë shenjë ndaj të gjithë bullgarëve-jo vetëm ndaj njerëzve të rinj. Leximi po kthehet, jep frytet e veta!”
Magjia e festës u çel me entuziazmin rilindës të fëmijëve dhe të frymëzimit të fort të “Smehurançeve”. Grupi i njohur vokal do të festojë me një koncert të madh në Teatrin Muzikor 25 vjet nga krijimi i vet, tha udhëheqësja artistike e grupit Galina Koxhimanova. Përveç himnin e germave, publiku do të dëgjojë edhe këngë të tjera të njohura bullgare, si dhe këngët më të reja të kompozuara posaçërisht për jubileun e grupit. Mes tyre është dhe kënga e dekoruar nga konkursi i radios i Radios Kombëtare Bullgare për fëmijë “Shturoteka”. “Absolutisht çdo gjë do të jetë speciale: klasikë, folklor i përpunuar, këngë moderne dhe të reja”, tregoi paraprakisht për Radio Bullgarinë Galja. Me çfarë i mëson një gjë e ngjashme fëmijët?
“I mëson më tepër me punë në ekip, në një vetorganizim të mirë. Që të mund të përgatiten më mirë për shkollë. Dhe në të njëjtën kohë të mund të jenë në prova, në pjesëmarrje, në koncerte. Për më tepër ju jep miqësi, si dhe më të rëndësishmen-zhvillimin e aftësive të tyre muzikore.”
Dhe një diçka tjetër – çfarë është 24 maji për Aja, Mihaella dhe Leksi?
“Kjo është një festë shumë e bukur – tregon nxënësja e klasës së parë Aja. – Këndojmë këngë për germat, për atdheun. Që të mund të argëtojmë dhe shumë njerëz të tjerë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Të mësohemi të lexojmë, të shkruajmë” – ju uroj akoma vërsnikëve të saj ajo.
“Të ndjekin ëndrrat e veta. Të bëjnë gjërat e preferuara – i uroi kushërirës së vet në Gjermani dhe të gjithë bullgarëve të vegjël tek ne dhe nëpër botë Mihaella. Më pëlqen shumë të këndoj. Do të këndojmë himnin e shkrimit bullgar, këngë për mirësinë, për magjinë” – na rikujtoi ajo, duke i ftuar fëmijët dhe në festimin jubile të grupit të tyre vokal.
“Unë quhem Leksi dhe ju uroj të gjithëve të jenë shumë të qeshur dhe të lumtur në këtë festë, dhe të lexojnë shumë libra.” – Nga goja e Leksit të talentuar kjo tingëllon dhe shumë magjike dhe shumë bindëse. Si magjia e festës më bullgare, e cila po vazhdon.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Tatjana Obretenova
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..