Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rodopolloxhi” – albumi i ri i Dimitër Liolevit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Muzikanti i xhazit Dimitër Liolev është po ashtu kompozitor, aranzhues dhe pjesëmarrës në projekte të ndryshme. Veprimtaria e tij është me theks mbi muzikën e vargmalit Rodope. Bile albumi i tij autorial quhet “Rodopolloxhi”. Në incizimin e këngëve kanë marrë pjesë Antoni Donçev – piano, Boris Taslev – kontrabas dhe Borisllav Petrov – perkusione.

Dimitër Liolevi ka lindur në qytetin e Plovdivit ku ka ndjekur mësime në Shkollën Muzikore dhe më pas ka studiuar në Akademinë e Muzikës. Në vitin 2002 i ka vazhduar studimet në Konservatorin “PrinsClaus” në Groningen të Holandës. Gjatë qëndrimit aty muzikanti bullgar ka prezantuar grupin e vet “Rakia” në Festivalin prestigjioz të Xhazit “NorthSeaJazzFestival”. Në vitin 2005 Dimitër Liolevi ka merituar çmimin e dytë në kategorinëe solistëve në Konkursin e Xhazit në Lajden të Holandës. Po në këtë vit ai është kthyer në Bullgari dhe ka filluar të jepte koncerte me disa nga muzikantët më të njohur bullgarë, ndër të cilët – Teodosi Spasov, Angell Zaberski-bir, Mihaill Josifov, Hristo Jocov, Stojan Jankullov, Hillda Kazasjan, Lili Ivanova etj. Dimitër Liolevi ka dhënë mësime në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Artit Figurativ në Plovdiv dhe nga viti 2012 interpreton në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Muzikën e vargmalit Rodope muzikanti e ka mësuar nga babai i tij i cili vite të tëra ka qenë dirigjent i Ansamblit Folklorik “Rodopa” në qytetin e Smoljanit.

Dimitër Liolevi merret me muzikë që nga mosha e fëmijërisë. Megjithëse e ka kryer arsimin si fagotist, në fund të gjimnazit ai ka filluar t’i binte saksofonit. Mirëpo, sot i është përkushtuar stilit të xhazit. “Më duket se isha në kasën e fundit të Shkollës Muzikore – kujton Dimitër Liolev. – Në shkollë pianisti i sotëm i xhazit Asen Dojkin kishte sjellë disa incizime të saksofonistit BranfordMarsalis. Edhe mëparë kisha dëgjuar xhaz por në atë moment i thashë vetes: “Kjo është muzika ime”. Gjatë studimeve në Holandë bashkëpunova me muzikantë nga Nju-Jorku. Aty pata mundësinë të interpretoja me muzikantë të kombësisë së ndryshme. Kur u ktheva në Bullgari i ftova disa prej tyre në Festivalin “JulyJazz”në Smoljan, i cili festival mbahej disa vite radhazi. Me mysafirët shkonim edhe në vende të tjera të Bullgarisë. Albumi “Rodopolloxhi” është i dyti në biografinë time. Para pak kohësh një firmë italiane e solli projektin tim “TheOtherSide” (“Ana tjetër”). Këtë të fundit e incizuam së bashku me bateristin Mitko Semov, trombistin Martin Tashev dhe me basistin Maksimiliano Rolf. Titullin e albumit e zgjodha për shkak të preferencës sime ndaj folklorit të maleve Rodope dhe ndaj xhazit. Muzika ime është rezultat i këtij kombinimi të të dyja stileve.”





Në albumin “Rodopolloxhi” Dimitër Liolev ka cituar disa këngë popullore jo shumë të përhapura mes publikut.

Pas premierës së albumit në Sofje gjatë muajit maj, albumi do të prezantohet në Festivalin “AtoJazz” në Varna gjatë korrikut dhe po ashtu në disa skena të tjera në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD