Zgjedhjet e kaluara për Parlamentin Evropian treguan një tendencë interesante si në BE, ashtu dhe në Bullgari. Bigëzimi, si të thuash, por jo nga pikëpamja psikiatrike, është i plotë – sidomos atje, ku zgjedhësit e paktë preferuan të votojnë për parti të vogla euroskeptike, me qëndrime nacionaliste. Në fakt mandatin në Bruksel e morën ata, të cilët deri përpara pak kohe ishin outsider.
“Bullgaria pa Censurë”, në një koalicion me VMRO, Bashkimin Popullor Agrar dhe “Gergjovden” i bënë romët kundër vetes dhe pas përfundimit të zgjedhjeve shefi i partisë së turqve bullgarë – Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Ljutvi Mestan, e falënderoi Llukovitin për përkrahjen ndaj tyre. Faktikisht në Llukovit kurrë deri tani nuk ka pasur turq, por romë. Kështu qe ky fakt vetëm ripohon të vërtetën e thjeshtë se sa më shumë e përdorni nacionalizmin dhe mungesën e tolerancës etnike, keni shanse gjithnjë e më të mëdha për eurodeputetë. Në këtë mënyrë partia e vogël dhe e panjohur deri tani shkoi direkt në politikën e madhe të euromilionerëve (deputetëve) nga Brukseli. Këtë herë partia nacionaliste “Ataka” nuk arriti sukses. Për hir të së vërtetës situata në Krime dhe ngjarjet lidhur me “Rrymën Jugore” nuk ishin përdorur në mënyrën e drejtë nga asnjë parti politike. Thënë shkurtimisht partitë e mëdha GERB dhe Partia Socialiste Bullgare “humbën” (ulën përqindjet e veta), kurse formacionet e vogla fituan në sfondin e aktivitetit të ulët zgjedhor.
Mirëpo “Fronti Kombëtar” i Marine Le Penit nga Franca fitoi, sipas standardeve evropiane, rezultatin solid prej 24.4 për qind prej votave të zgjedhësve dhe e bëri këtë megjithë fishkëllimet e “multikulturalistëve”, duke dhënë intervista të pandërprera për shndërrimin e vendit në emiratin e radhës pranë Gadishullit Arab.
Ndoshta një vëmendje të posaçme meriton rezultati i “Partisë së Pavarësisë” të Britanisë së Madhe (UKIP), e cila është për pavarësinë maksimale nga Evropa dhe për tërheqjen nga BE-ja. Në Parlamentin Evropian përfaqësuesit e saj pretendojnë për 23 vende, që është me pesë më shumë nga Partia Konservatore dhe nga ajo Laburiste. Lideri i tyre Nigel Farage i caktoi rezultatet si “të pazakonshme” për tërë historinë britanike gjatë dekadës së fundit.
Konservatorët në Gjermani i fitojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian me 36 për qind. Vendi dërgon përfaqësues të 14 partive në Parlamentin Evropian. Ndër ta do të shpërndahen 96 mandate – më shumë nga mbarë Evropa, dhe ndër këto 96 mandate do të jetë edhe “Alternativa për Gjermaninë” – një parti e vogël euroskeptike, krijuar nga disa profesorë universitarë.
Përkrahësit e së djathtës festojnë edhe në pikat e tjera të Evropës. Bashkatdhetarët e Konçita Vurstit nga “Partia e Lirisë” e Austrisë nuk fituan “Eurovision-in politik”, por shtuan akoma dy vende pranë dy vendeve të tjera që kishin.
Në fakt Parlamenti Evropian nuk ndryshon shumë – socialistët, bashkë me liberalët, ende mbeten në majë. Kryesorja, që i bashkon fituesit, është konservatorizmi. Evropa u lodh nga ndryshmet, ajo do që të kthehet e kaluara, megjithëse ajo nuk ishte kaq e bukur. Dhe është krejt e natyrshme, si gjatë Depresionit të Parë të Madh, kur tregu i punës u ngushtua, nga BE-ja të dëbohen të huajit. Që të jem politikësh korrekt dua të shënoj akoma një gjë – për të njëjtin shkak gjatë Depresionit të Parë partitë nacionaliste kanë një popullaritet kaq të madh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..