Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doli fjalori i parë enciklopedik i folklorit gojor bullgar

Foto: iefem.blogspot.com

Çfarë është urimi, barsoletat, përrallë magjepsëse ose... Po kështu –kuçedër, djall... e të tjera. Në qoftë se doni të lexoni më tepër për nocione dhe personazhe në folklorin gojor bullgar, me siguri që Fjalori i termave nga folklori gojor në Bullgari do t’u tërheq. Ky është fjalori i parë enciklopedik i folklorit tonë. Është shkruar në dy gjuhë – bullgare dhe çeke. Hartues dhe redaktorë janë doktor Jarosllav Otçenashek dhe doc.dr. Vihra Baeva, nga e cila mësojmë akoma hollësira të tjera.

“Ky është një projekt i madh i doktorit Otçenashek – kolegu ynë nga Instituti i etnologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Çekisë. Ai është njeriu i cili guxoi të futet në këtë nismë. Kurse ne me gëzim pranuam idenë e tij – të përgjithësojmë dhe të prezantojmë në një pamje të pranueshme dhe tërheqëse atë të cilën shkenca tonë e ka arritur në historinë tonë pothuajse 150 vjeçare. Sipas mendimit fillestar, ky është një varg i tërë, i cili do të prezantojë folklorin dhe folkloristikën e vendeve sllave. Në këtë kuptim puna jonë bie në një kontekst më të gjerë sllav dhe evropian. Do të botohet dhe vëllimi i dytë, i cili i përkushtohet folklorit çek. Por folklori bullgar shënoi fillimin – fakt ky me të cilin ne krenohemi shumë. Përpara rreth 1 muaji ishte premiera në Pragë. Kishte një interes të madh mes opinionit shoqëror aty. Erdhën njerëz që merren me gjuhën bullgare, etnologë dhe pedagogë. U formua një bisedë interesante. Me padurim presim edhe premierën bullgare. Është mirë se, botimi del nga kufijtë akademik dhe kërkon dialog me një rreth të gjerë njerëzish – nxënës, student, artistë, gazetarë... Me të gjithë të cilët interesohen nga folklori dhe traditat bullgare. Sipas meje ka nevojë të madhe prej një botimi të tillë.”

Autorë të artikujve të ndryshëm janë Vihra Baeva dhe kolegët e saj nga seksioni “Antropologjia e traditave gojore” pranë Institutit Etnologjik dhe Folklorik me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave: Allbena Gjeorgjieva, Doroteja Dobreva, Valentina Ganeva-Rajçeva, Grigor Grigorov, Cvetelina Dimitrova, Marijanka Borosova, Jordanka Koceva, Magdalena Ellçinova, Miglena Ivanova, Nikollaj Vukov, Svetlla Petkova. Parathënia është nga Vlladimir Pençev – koordinator i projektit.

A ka “mite “sa i përket folklorit, të cilat duhet t’i harrojmë? Dhe çfarë duhet të dijë çdo një bullgar për trashëgiminë e vet tradicionale?

Vihra Baeva“Me të vërtetë ekzistojnë mite të qëndrueshme, të cilat vazhdojnë të interpretohen, pavarësisht se shkencëtarët prej kohe kanë dëshmuar pamundësinë e tyre – shpjegon Vihra Baevës. – Një prej tyre është se, folklori është lidhur dhe ka të bëjë vetëm me të kaluarën që përpara qindra vjetëve dhe nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin. Se jemi të detyruar ta ruajmë si ndonjë formë të ngurosur. Në fakt, ai është mjaft vital, merr forma të larmishme dhe të papritura. Për shembull barsoletat jo vetëm që vazhdojnë të shpërndahen, por gjejnë dhe një mjedis shumë të këndshëm në internet. Çdo një grup, pavarësisht se mbi çfarë parimi i bashkon njerëzit, në praktikë lind folklorin e vet. Nëse do të jenë histori të gëzueshme ose ndonjë farë ritesh dhe besëtytni, nuk ka rëndësi. Folklori klasik, të cilin e lidhim me fshatin bullgar mesjetar është ruajtur në përmbledhjet dhe arkivat. Por ai vazhdon të emocionojë. Është plot me pamje, simbolikë dhe një kuptim të veçantë, i cili i mungon njeriut modern. Duke u kthyer drejt përrallave dhe këngëve të stërgjyshërve tanë, ne zbulojmë një pjesë nga vetja jonë, nga rrënjët tona, gjejmë mbështetje. Prandaj nuk është e çuditshme, se të rinjtë e formojnë në muzikë, në art figurativ. Bile ekziston një valë shumë e fortë e “fentëzi” letërsisë moderne bullgare, e cila përdor dhe punon me personazhe folklorike në një mënyrë jo tradicionale. Aty vazhdojnë të jetojnë kuçedra, shtojzovalle e të tjera, që flet se, ata dhe sot emocionojnë imagjinatën e njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD