Së pari më 29 maj u zhvillua premiera e baletit për fëmijë “Maçoku me Çizme”. Subjekti bazohet te përralla e Sharl Perosë – “Maçoku me Çizme”. Skenariste dhe regjisore e spektaklit është prima e madhe e baletit në skenën bullgare Krasimira Kolldamova. Ajo thotë se kjo ka qenë një sfidë e madhe për të, sepse kur deri tani nuk ka vënë në skenë një spektakël të tërësishëm. Ja se si iu përgjigj balerina pyetjes pse ka zgjedhur pikërisht “Maçoku me Çizme”. “Maçoku më pëlqeu si ide dhe personazh. Përsëri e lexova përrallën, e cila tani, në moshën time, më duket pak e frikshme. Historia nuk i përgjigjet përfytyrimit tim për balet për fëmijë. Prandaj e ndryshova përrallën, duke përdorur si personazhe Maçokun me Çizme dhe vëllanë e vogël. E zhvilloj miqësinë e tyre në spektakël, duke futur në subjekt dhe një element fantastik – shpendi i shpresës. Ai e ndihmon protagonistin për ta realizuar ëndrrën e vet.”
Në spektakël marrin pjesë fëmijët e studios së baletit pranë vatrës kulturore “Petër Beron” në kryeqytet. Ajo u krijua në vitin 1991 në saje të balerinës së njohur, e cila punon në një ekip me balerinë, koreografë dhe skenografë të njohur. Pedagogët, me të cilët ajo e përgatiti spektaklin “Maçoku me Çizme”, janë Margarita Mihajllova, Elena Janakieva dhe Presllav Mançev. Skenografi është Ivan Tokaxhiev. Përveç baletit kryesor klasik Krasimira Kolldamova përdor edhe valle të tjera në koreografi. Ajo na tha gjithashtu se ka menduar shumë mbi zgjedhjen e muzikës së përshtatshme në spektakël. Në fund të fundit ajo është ndaluar te disa fragmente prej veprave të shkruara në periudhën e Barokut dhe romantizmit. Përveç më 29 maj, spektakli do të mund të shihet nga vogëlushit edhe më 3 dhe 4 qershor.
Në Festivalin e XIX “Salloni i arteve” janë përfshirë dhe aktivitete të tjera, të lidhura me 1 qershorin – Ditën e Fëmijës. Më 1 qershor hapet ekspozita e fëmijëve “Bota Përrallore”, me udhëheqëse Tatjana Antonova. Ja se çfarë tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë:“Më 1 qershor do të hapim ekspozitën tonë të njëmbëdhjetë, kurse në “Sallonin e Arteve” do të marrim pjesë për herë të tetë. Fëmijët do të tregojnë se çfarë kanë mësuar gjatë vitit. Kemi punuar mbi tema të ndryshme dhe përdorim teknika të ndryshme. Vogëlushëve do të dorëzohen çmime të fituara në konkurse të ndryshme në Norvegji, Poloni, Japoni.”
Një javë më vonë – më 7 qershor, përsëri në programin fëmijëror “Sallonit të Arteve”, vogëlushët do të mund të merren me veprimtari më të ndryshme, do të pikturojnë, do të ilustrojnë libra, do të krijojnë një spektakël teatror etj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..