Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Mihaill Konstantinov: “Do të ketë zgjedhje të parakohshme më vonë pas dimrit”

БНР Новини
Foto: BGNES

Rezultatet e zgjedhjeve evropiane, të zhvilluara më 25 maj të këtij viti, tregojnë një humbje të padyshimtë për Partinë Socialiste Bullgare, megjithë parashikimet e shumicës së agjencive sociologjike. Forca më e madhe politike te ne, GERB, e cila është në opozitë, jo vetëm fitoi, ajo fitoi me një përparësi të madhe prej afro 12 për qind kundrejt Partisë Socialiste Bullgare, megjithë prognozat e shumë sociologëve, të cilët parashikonin të paktën një rezultat baras. Në skenë u rikthyen forcat e vjetra të djathta, të përfaqësuara nga Blloku i Reformatorëve. U dukën dhe lojtarë të rinj, si “Bullgaria pa Censurë” dhe ABV-ja (Alternativa e Ringjalljes Bullgare). Një potencial të konsiderueshëm ka edhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, në dallim të partisë nacionaliste “Ataka”, e cila megjithatë luan në rol vendimtar për mbijetesën e Parlamentit dhe të qeverisë. Praktikisht koalicioni në pushtet nuk ka përkrahje të mjaftueshme elektorale për ta vazhduar udhëheqjen e vet dhe pyetja logjike është nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare apo jo. Një kërkesë për këtë tashmë ishte shprehur nga ana e GERB-it dhe nga të gjitha partitë e tjera, të cilat tashmë kanë shans për të hyrë në një parlament të ardhshëm. Mirëpo në rendin e ditës është çështja lidhur me punën e sociologëve tanë. Sipas të gjitha standardeve shkencore gabimi statistikor është në kuadrin e 3 për qind, kurse “befasimi” këtë herë tejkaloi 12 për qind. Për Radio Bullgarinë situatën e komentoi eksperti i njohur prof. Mihaill Konstantinov.

“Nuk më pëlqen situata e re politike – thotë ai. – Po vazhdojmë të flasim në gjuhën e urrejtjes dhe askush nuk e merr përgjegjësinë. Madje pas një dështimi të dukshëm të shumicës së agjencive sociologjike, ato vazhdojnë të ngulim këmbë se megjithatë e kanë parashikuar rezultatin. Në fakt vetëm 2-3 agjenci e parashikuan votën. Të tjerat bënë gabim.”

A ka arsye për zhvillimin e zgjedhjeve para afatit? Shefi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ljutvi Mestan bëri aluzion për një mundësi të tillë...

“Rezultatet e zgjedhjeve evropiane vetvetiu nuk janë arsye për kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Desha të rikujtoj edhe para politikanëve, edhe para zgjedhësve, se vitin e kaluar zgjedhësit bullgarë i dhanë Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri një mandat katërvjeçar udhëheqjeje. Kjo nuk do të thotë se nuk mund dhe nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme , por asnjë rezultat i zgjedhjeve të këtij lloji nuk mund të jetë shkas për një gjë të tillë. Prapëseprapë unë mendoj se pushtetarët duhet të jenë të qartë se kjo udhëheqje është e dënuar nga fati, si të thuash. Kështu qe ndoshta në kuadrin e maksimum një viti, do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kështu nuk mund të punohet, në këtë situatë.”

Analiza matematike e zgjedhjeve evropiane tregon se aktualisht koalicioni Partia Socialiste Bullgare – Lëvizja për të Drejta dhe Liri, plus “Ataka”, që i përkrah, kanë një përfaqësi nën 40 për qind. De jure Kuvendi Popullor është legjitim, de facto – jo...

“Në qoftë se flasim për përkrahjen e tanishme, GERB plus Bllokun e Reformatorëve, janë përkrahur pak më mirë sesa Partia Socialiste Bullgare, plus Lëvizjen për të Drejta dhe Liri. Por nuk është e qartë ata, të cilët kanë votuar për “Bullgarinë pa Censurë”, në cilën anë janë. Kështu që po të ketë tani zgjedhje, ndoshta do të ketë të paktën gjashtë parti në Kuvendin Popullor. Do të ketë koalicione të pamundshme, ose të mundshme, por pa parime. Nuk mendoj se kjo është e mirë për vendin tonë. Për mendimin tim duhet menduar për një datë eventuale, ku të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, vonë vjeshtën, ose gjatë dimrit. Le të shpresojmë se do të merret vendimi i drejtë. Prapëseprapë, edhe politikanët, edhe ne, populli, jemi në një varkë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD