Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trëndafili vajdhënës bullgar mbetet etalon për kualitet

БНР Новини
Foto: BTA

Përmes kthesave dramatike kalon sivjet mbledhja e trëndafilave në Bullgari. Dimri i ngrohtë dhe pranvera e ardhur para kohe premtonin një fushatë më të herët dhe më të shkurtër, që është varianti ideal për marrjen e një vaji të shkëlqyer prej trëndafili. Por koha nuk e respektoi premtimin e vet. Në mesin e mbledhjes së trëndafilave filloj një periudhë prej shirave të shpeshta, të cilat në fund të muajit maj u bënë të forta. Fushata zgjati dhe mbase do të tejkaloi të paktën me rreth 10 ditë vazhdimësinë e saj të zakonshme. Më e keqja është se, lagështia e tepërt ndikon mbi cilësinë e lules së trëndafilit dhe mbi çmimin e tij blerës.

Si tërësi rendimenti është i bollshëm, tregon Mano Manov, kryetar i fshatit Kliment në Luginën e Trëndafilit. Kooperativa vendase “Bio Bullgaria ojll” hapi aty gjatë vitit 2000 distilerinë e parë të vogël tek ne për një vaj trëndafili biologjik. Pothuajse të gjitha familjet në fshat kanë kopshte me trëndafila, nga të cilat fitojnë të ardhura suplementare.

Снимка“Rendimenti është i mirë, por është e mundur që një pjesë nga sythat të mos të hapen për shkak të temperaturave të ulëta dhe lagështia – shpjegon z. Manov. – Çmimi i blerjes së lules është më i ulët nga vjet me rreth 1 levë (0,50 euro). Firmat e mëdha përpunuese e ulin çmimin. Firmat e vogla japin një çmim më të mirë. Prandaj ne u shesim sivjet vetëm përpunuesve të vegjël.”

Gjatë pesë vjetëve të fundit vaji bullgar i trëndafilit, më i miri në botë, shitej me çmime rekorde të larta. Nga 4200 euro për një kilogram vaj trëndafili gjatë vitit 2009, gjatë stinës së kaluar qe arritur çmim prej 7200 euro. Kjo i dha shpresë dhe shumë pronarëve të kopshteve të trëndafilave të zgjerojnë sipërfaqet e veta. Ulja e çmimeve blerëse gjatë kësaj pranvere do t’i qetësojë mjaft pasionet dhe rritja do të ndërpritet, parashikon kryetari i bashkisë së fshatit Kliment.

Çmimi i arritur rekord gjatë vitit të kaluar të vajit bullgar të trëndafilit duket se ka “arritur tavanin” dhe vizatohet një trend i ulët. Një pjesë nga “floriri aromatik”, rreth një e katërta sipas disa vlerësimeve, ka mbetur e pa shitur. Prandaj dhe çmimet e propozuara blerëse të lules së trëndafilit sivjet janë mjaft më të ulëta. Vaji i trëndafilit është një produkt jashtëzakonisht rezistues, pothuajse sa floriri, pohojnë specialistët. Lulja e trëndafilit ama nuk është. Dhe prandaj në vitet jo të mira për tregun e vajit të trëndafilit pronarët e kopshteve të trëndafilit janë ata që pasojnë humbje.

Sipas fjalëve të Nikolina Uzunovës, drejtoresh ekzekutive e Asociacionit “Vajra eterike, parfumeri dhe kozmetikë”, tregu botëror i vajit të trëndafilit aktualisht është “mjaft delikat”. Kurse mbledhja e trëndafilit tek ne solli befasia. “Koha është më e lagësht nga ajo e domosdoshme për marrjen e një luleje optimale prej trëndafili, sqaron ajo. Shirat e tepërta zgjatën vet mbledhjen, lulja tanimë është mjaft e lagur, kurse kjo ndikon keq mbi sasinë e lules prej trëndafili për marrjen e një kilogram vaj.”

СнимкаNë bazë të sasisë të vajit të prodhuar të trëndafilit Bullgaria dhe Turqia garohen për vendin e parë në botë. Një vit kryeson Bullgaria, në tjetrin i le vend Turqisë. Por për nga cilësia e këtij produkti të vlefshëm dhe të pazëvendësueshëm për industrinë e parfumerisë, vaji bullgar i trëndafilit mbetet i pa konkurrencë, pohon zonja Uzunova. Aji përmban një gamë jashtëzakonisht të pasur prej afro 300 përbërëseve aromatike. Kontribut për këtë kanë dhe veçoritë specifike klimatike dhe tokësore të Luginës së Trëndafilit rreth qytetit Kazenllëk, si dhe traditat shekullore bullgare në këtë fushë. “Vaji bullgar i trëndafilit vazhdon të jetë me karakteristika më të larta të cilësisë dhe të jetë më i kërkuar. Ai mbetet etalon për cilësi në botë”, është kategorike Nikolina Uzunova.

Për vit Bullgaria eksporton midis 1,5-2 tonë vaj të shkëlqyer prej trëndafili, një pjesë jo e vogël nga i cili është me vulën “bio”. Klienti më i rëndësishëm është Franca, e njohur me parfumerinë e vet. Eksportojmë dhe në vende të tjera evropiane, si edhe në ShBA, Australi, Japoni dhe Kinë. Aroma e trëndafilit është shumë e vlefshme në Azi, ku përveçse në kozmetikë dhe parfumeri, ajo përdoret dhe në ëmbëltore. “Azia është një treg pa fund, drejt të cilit gjithnjë e më shumë kompani po hedhin vështrimin e vet. Ai është dhe pafund sa i përket interesit drejt vajrave eterike. Shpresojmë se dhe aty do të fitojmë pozita të mira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD