Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjyra, shije dhe aroma nga Mesjeta

| rinovuar më 14-07-03 1.20.MD БНР Новини

Udhëtim mbrapa në kohë, shije dhe aroma nga Bizanti, Evropa Lindore, Perëndimore dhe Veriore, nga vendet latine, Ballkani dhe nga Lindja e Mesme. Për këtë përjetim nuk ju nevojitet makina e kohës, as avion i shpejtësisë së lartë. Më 5 e 6 korrik në Sofje do të mbahet Panairi i Mesjetës, i parë për nga lloji i tij. Organizatori i aktivitetit është bashkësia mesjetare MODVS VIVENDI (latinisht: mënyra e jetesës). Kjo është një organizatë joqeveritare e cila synon të rikrijojë mënyrën e jetesës gjatë Mesjetës por jo vetëm përmes librave historikë, por edhe përmes arkeologjisë eksperimentale dhe rindërtimit historik. Kampi mesjetar me tenda të hapura do të vendoset në oborrin e Kishës së Bojanës që ka qenë vend emblemë për atë epokë.

“Brenda dy ditëve do të paraqesim zanatet, artet, veprimtarinë ushtarake, kulturën dhe ditën e përditshme të periudhës së shekujve XII-XIV-të. Pra, vizituesit do të njohin mënyrën e jetesës gjatë asaj kohe në Bullgari, Bizant dhe në botën latine – tregon kryetari i MODVS VIVENDI, z. Kalin Jordanov. – Do të ndahen zona speciale ku do të ketë atraksione të ndryshme. Do të hapet një muze nën qiell të hapur ku do të ekspozohen pajisje të ndryshme mesjetare. Po ashtu do të mbahen seminare dhe do të jepen spektakle. Na pret një program i pasur i koncerteve me muzikë mesjetare. Do të organizohet gjithashtu edhe një pazar mesjetar. Vizituesve dhe mysafirëve të kryeqytetit do t’ua ofrojmë një përjetim të paharrueshëm, duke u transferuar në Mesjetë.”

СнимкаDisa nga anëtarët e MODVS VIVENDI janë përkushtuar në studimin e kuzhinës mesjetare dhe të përkthimit të recetave të vjetra nga Bizanti, Evropa Perëndimore dhe nga bota arabe. “E veçanta e kuzhinës mesjetare është përdorimi i shijeve të ndryshme – të ëmbla, të tharta, të hidhura, si dhe përdorimi i erëzave ekzotike”, sqaron Kalin Jordanov. Kështu që degustimi i pijeve dhe ëmbëlsirave mesjetare sigurisht do të jetë kënaqësi për shqisat. Do të serviret verë e vërtetë franceze dhe do të provohet vera bizantine me përbërës reçel trëndafili.

“Ndër zanatet të cilat do të shohin vizituesit e panairit janë: punimi i librit, punë me tezgjahun mesjetar, qëndisje artistike mesjetare dhe punimi i këpucëve mesjetare sipas zbulimeve arkeologjike, si dhe prerja e monedhave mesjetare, thotë z. Kalin Jordanov. – Do të demonstrohen aftësi luftarake karakteristike për Mesjetën, skermë dhe qitje me hark mesjetar. Po ashtu do të prezantojmë lojëra mesjetare.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: MODVS VIVENDI



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD