Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skandale dhe tronditje tani edhe në sektorin bankar

БНР Новини
Foto: BGNES

Bankat në Bullgari ndoshta të vogla sipas standardëve ndërkombëtare, janë ndër institucionet më stabile në Evropë. Këtë e pohojnë jo vetëm ata, por kjo prej mjaft kohe konfirmohet me fakte dhe shifra edhe nga Banka Popullore të vendit. Dhe ndoshta ky stabilitet më qartë u konfirmua qysh në kohën e krizës botërore financiare, e cila në asnjë mënyrë nuk tundi shëndetin financiar të institucioneve të kreditimit në vendin tonë. Jo vetëm se nuk i preku, por për kundrazi – përmirësoi treguesit e tyre financiar dhe i shtoi fitimet e tyre, sepse të gjithë kërkonin vend të siguritë për paratë e veta. Prandaj në Bullgari rrallë mund të dëgjohet dhe të lexohet diçka të keqe për bankat. Në mënyrë tronditëse në këtë sfond tingëllon skandali që tërheq vëmendjen e shoqërisë këto ditë dhe prek Bankën Korporatave Tregtare, pronarin e saj mazhoritar, disa transaksione dhe klientë të saj si edhe pjesëmarrja e saj e supozuar në kombinime dhe makinacione të ndryshme politike. U arrit në këtë se filloi të filet se pronari i saj bile ka porositur vrasjen e një prej politikanëve më të njohur kontradiktor bullgar me të cilin deri para pak kohe e lidhin sipas mediave marrëdhënie shumë të ngushta të biznesit. Çfarë është e vërteta do të zbardhin organet kompetente, prokuroria dhe hetimi. Por akuzat, aluzionet, thashethemet në lidhje me cilën do qoftë bankë krijojnë një klimë jo mirë dhe minojë besimin në sistemin bankar në përgjithësi. Kështu mendojnë Banka Popullore Bullgare, Asociacioni i Bankave në Bullgari dhe Dhoma Ekonomike Bullgare. Edhe tre këto institucione mjaft të respektuara përhapën prononcime në mediat se situata është nën kontroll dhe nuk ka asgjë shqetësuese në sektorin bankar dhe se ai është stabil dhe provat që ai të destabilizohet janë të rrezikshme dhe të dëmshme.

Por ndërkohë u bë e qartë se struktura që sipas ligjit ka për detyrë të ndjekë gjendjen e bankave në Bullgari dhe t’i kontrollojë gjatë zbatimit të funksioneve të tyre, drejtori mbikëqyrje bankare të Bankës Popullore befasisht ka mbetur pa drejtues. Sipas burimeve të ndryshme, bankieri Cvetan Gunev është i akuzuar për krim në lidhje me detyrën dhe atij i është anuluar aksesi te informacioni i klasifikuar dhe në bazën e këtyre masave qëndrojnë marrëdhënie të paqarta dhe jo të rregullta pikërisht me Bankën Korporatave Tregtare , që fitoi popullaritet skandaloz kohën e fundit. Nga Banka Popullore Bullgare dhe nga prokuroria konfirmuan këto informata dhe saktësuan se nëpunësi i lartë dhe zëvendës guvernator i Bankës është me lejë.

Del se tek ai i cili duhet të ndjekë për ligjshmërinë, jo gjithçka është në rregull. Kjo është tepër shqetësuese dhe hedh vaj në zjarrin e krizës politike që po zhvillohet në vend. Deri tani Banka Popullore Bullgare dhe bankat tregtare simbolizonin sigurinë për bullgarët, qetësinë e tyre dhe u jepnin garanci se ka institucione dhe sektorë të ekonomisë që funksionojnë në mënyrë normale dhe stabile. Tani duket se edhe ky sektor është i lëkundur dhe kjo nuk ka si të gëzojë as forcat politike me përgjegjësi, as biznesi, as shtetasit e zakonshëm bullgarë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD