Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njihu me refugjatët, që të mund t’i kuptosh

20 qershor – Dita Botërore e Refugjatit

БНР Новини
Foto: BGNES

Që nga fillimi i vitit 2013 deri tani, afro 10 000 refugjatë kërkuan mbrojtje në Bullgari. Prej tyre afro 6400 veta morën një statut humanitar ose të refugjatëve. Në të njëjtën kohë në shoqërinë tonë u futën gjendjen shpirtërore ksenofobe, shprehje të racizmit dhe të urrejtjes ndaj viktimave të pa mbrojtura të luftës dhe të dhunës në pjesë të ndryshme të botës. Në përgjigje të kësaj një sërë organizata jo qeveritare i drejtuan apel shoqërisë drejt një tolerance dhe kuptim, zhvilluan aksione dhurimi në momentet më kritike. Mijëra bullgarë u ndihmuan njerëzve në nevojë. Një vit të gjysmë më vonë pasionet sikurse u qetësuan, por mes bullgarëve vazhdon të zhvillohet mosbesim sa u përket refugjatëve.

Prandaj fushata e Komitetit Bullgar të Helsinkit dhe Kolektivi Multi-kulti “Njihu me refugjatët” me rastin e Ditës Botërore të Refugjatit e drejton vëmendjen ndaj historive të vërteta njerëzore të familjeve të cilat kanë kërkuar strehë në vendin tonë. “Kompania ka për qëllim të ndajë mitet e formuara bazë, lidhur me refugjatët – tregon Bistra Ivanova nga Kolektivi Multi-kulti. – U paraqesim njerëzve histori të refugjatëve, të cilët janë integruar në shoqërinë tonë, dinë gjuhën bullgare dhe kanë gjetur punë. Nga ana tjetër shumë njerëz, në sajë të kompanive të dhurimit u përfshinë të ndihmojnë me çfarë mundin. Prandaj kemi ftuar dhurues dhe vullnetarë të tregojnë dhe ata për vërejtjet e veta mbi fatet e refugjatëve.”

Mes njerëzve të parë, të cilët u zgjasin dorë njerëzve të përvuajtur me çfarë të mundin dhe si të mundin është dhe 87 vjeçja Angjella Velikova nga fshati Goljam Dervent, i vendosur në kufirin me Turqinë. Me prejardhje nga një familje refugjatësh, ajo nuk ka frikë nga njerëzit të cilët e kanë kaluar kufirin, pavarësisht se nuk kupton asgjë nga ajo që i flasin. Ndien vuajtjen e tyre, lexon dhimbjen dhe tmerrin e luftës në sytë e tyre dhe përjeton me ta vuajtjet e tyre: “Nuk mund t’i numërosh. Fëmijë, burra dhe gra... Kalojnë, policët i kapin dhe i marrin, kurse ata heshtin, por çfarë të bëjnë fëmijët?

Pse ju ndihmon?

Sepse nëna ime ka qenë si ta, kur kanë ikur ka qenë 11 vjeçe. Prej saj mbaj mend sesi ka qarë, nuk kanë pasur se çfarë të hanë. Prandaj më vjen keq. U jap bukë, djathë, fëmijëve u jap gjëra të ëmbla, atë që ka...”

Histori të ngjashme do të dëgjoni më tepër prej vullnetarëve të cilët e kanë përkushtuar energjinë e vet për kauzat e refugjatëve. Prandaj organizatorët e fushatës ftojnë që të gjithë, të cilët në ndonjë farë mënyre e kanë të njohur jetën e familjeve të refugjatëve në Bullgari të tregojnë atë që ka përjetuar dhe në këtë mënyrë të inkurajojë më shumë njerëz të hapen për vullnetarizmin dhe për dhurimin. Kurse refugjatët tek ne kanë nevojë më tepër prej enë kuzhine, rrobe të ruajtura për bebe dhe këpucë për stinën, lojëra dhe më shumë ngrohtësi njerëzore dhe kuptim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD