Disa ngjarje ditët e fundit kanë treguar se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, por ndërkohë kërkon dhe furnizues të tjerë të gazit të cilët të pakësojnë varësinë e saj të madhe nga Rusia.
Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit në Detin e Zi, takim që u mbajt në Varna, ministri bullgar Kristian Vigenin deklaroi se pala bullgare ka pezulluar projektin deri në momentin kur të qartësohen çështjet e shtruara nga Komisioni Evropian (KE). Ministri i jashtëm bullgar vuri në dukje se “Rryma Jugore” vazhdon të jetë me prioritet si për Bullgarinë, ashtu dhe për vendet e Evropës Jugore dhe se qartësimet me KE-në janë çështje të “periudhës jo të gjatë”. Komisionari evropian i energjetikës, Gjunter Jotinger gjithashtu komentoi se projekti i gazsjellësit është ndaluar përkohësisht. Kryetari i Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, Andrej Kondakov nga Rusia, tha se banka është gati për bashkëfinancim menjëherë kur të zgjidhen çështjet kontestuese. U krijua përshtypja se pretendimet e KE-së për pajtim të projektit me legjislacionin evropian janëgati për t'ukapërcyer.
Këtë javë Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin diskutoi mundësinë e Bullgarisë që të furnizohet me gazin natyror, sapo të zbuluar në Qipro. Bullgaria është e mendimit se ishulli mund të luajë një rol të rëndësishëm në korridorin e ardhshëm “veri-jug” i cili korridor do të furnizojë të gjithë Evropën me gaz natyror përmes Greqisë. Ndërkaq, kompania amerikane „Park Place Energy” shpalli se ka nënshkruar marrëveshje për studimin e naftës dhe gazit natyror në Bullgari në rajonin e fshatit Vranino. Leja për studim përfshin 397 kilometra katrorë të pjesës verilindore të vendit. Po të gjendet gaz, do të merret licencim për eksploatim në vazhdim të 35 vjetëve. Ngadalë por në mënyrë këmbëngulëse përpjekjet për kërkimin e furnizimeve të ndryshme me gaz po vazhdojnë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..