Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore Bullgare dhe shteti do të shpëtojnë Bankën Korporatave Tregtare

БНР Новини
Foto: BTA

Banka Korporatave Tregtare (BKT) është një bankë e zakonshme tregtare në Bullgari, e pronësuar zyrtarisht nga firma bullgare me pronar mazhoritar një person fizik bullgar. Banka nuk do të ishte shumë interesante për publikun e gjerë, në qoftë se prej disa vjetëve e këtej për të nuk shpërndaheshin në hapësirën publike informata të ndryshme për etjet e saj të jashtëzakonshme, për interesat e saj të gjera, për ndikimin e saj të madh ekonomik, bile kohët e fundit edhe politik. Mbase më interesant gjatë këtyre të gjitha informacioneve ishte pohimi, se një pjesë e madhe nga firmat shtetërore dhe institucione publike mbajnë paratë e veta pikërisht në këtë bankë dhe kështu në praktikë financojnë dhe operacione të mëdha të pronarit të saj ambicioz, i akuzuar se, është një nga oligarkët me më shumë influencë në vend.

Gjatë kohës dhe pas zgjedhjeve të fundit për Parlament Evropian akoma me më shumë ngulm filloi të flitet për lojëra politike prapa perdes, në të cilat është e përzier dhe BKT. Në parim nuk ka institucion financiar, i cili të pëlqejë të shpërndahen për të informata negative, pavarësisht nëse janë të vërteta apo jo. Dhe me bazë, sepse ashtu si dhe drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov tha, banka vritet më lehtë me gazetë. Ky pohim i tij në fakt vetës saktësoi të vërtetët e pohuar dhe nga vet drejtoria të së vërtetës bankare – si pasojë të zhurmës se mediave, dhe të imazhit negativ në shoqëri, banka ra në krizë të likuiditetit dhe më shumë nuk është më në gjendje të shërbejë detyrimet e veta dhe klientët. Banka Popullore Bullgare, e cila vetëm ditë të numëruara përpara kësaj njohjeje publike, bindte se në sistemin bankar në vend çdo gjë është në rregull dhe se vëren nga afër çdo një institucion të veçantë financiar – të kreditimit, menjëherë u trondit dhe vendosi të ndërhyjë në bazë të mundësisë më të mundshme vendimtare. Prandaj dhe banka e zëvendësoi udhëheqjen e saj me kuestorë. Por banka qendrore nuk u kënaq me këto masa standarde. Duket duke i kuptuar ndikimet e mundshme të rrezikshme mbi të gjithë sistemin bankar, mbi të gjithë ekonominë dhe në përgjithësi mbi shoqërinë, Banka Popullore Bullgare, kërkoi përkrahje dhe nga shteti për aplikimin e një plani shërues radikal. Ai parashikon shtimin e kapitalit të bankës së vështirësuar tregtare me mjete publike, që në praktikë do të thotë se, shteti do të bëhet aksionar në industrinë financiare. Përveç kësaj shteti do të sigurojë mungesën e likuiditetit të BKT-së, kështu që të mund të shërbejë në mënyrë normale klientët e vet. Dhe këtu duhet të shtohet një gjë shumë e rëndësishme ndaj këtyre masave vendimtare dhe adekuate për evitimin e një reagimi të vargëzuar eventual dhe tronditje të gjithë sektorit bankar në vend. E gjithë paketa e masave shpëtimtare do të aplikohet në mënyrë të rrufeshme dhe pas 1 muaji BKT dhe grupi i saj bankar duhet përsëri të hapin dyer. Por deri atëherë, drejtuesit zyrtar të vënë nga banka qendrore do të duhet mjaft të punojnë dhe të spastrojnë terrenin, sepse është e dukshme se që të mund të arrihet deri në mbylljen dhe vënien nën mbikëqyrje të Bankës Popullore Bullgare të bankës së katërt për nga madhësia tregtare, faj kanë jo vetëm publikimet negative të mediave, por dhe projekte të caktuara, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe jo fituese.

Konkluzioni më i rëndësishëm nga e gjithë kjo histori është mbase fakti se stabiliteti 20 vjeçar dhe ekspansioni i përhershëm i bankave tregtare në Bullgari sikurse e devijuan vëmendjen e mbikëqyrësve nga Banka Popullore Bullgare, të cilët nuk munduan në kohë të evitojnë kolapsin e një banke të rëndësishme tregtare. Konkluzioni akoma më i rëndësishëm është se mbase drejtoria e Bankës Popullore Bullgare nuk u luhat të marrë në mënyrë të rrufeshme masa radikale dhe krejtësisht me bazë për evitimin e krizës. Për këtë kurajë të vet bankierët qendrorë meritojnë duartrokitje dhe respekt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD