Problemi me pagimin e punës në Bullgari është një prej më të ashprave për pjesën e madhe të popullsisë. Vendi është në pozitën e fundit për nga përpjesëtimi i të ardhurave të qytetarëve. Kjo nuk është mendimi i bullgarëve, të cilëve paratë nuk u mjaftojnë, por edhe është fakt i regjistruar si nga statistika bullgare, kështu edhe nga Eurostati.
Dhe në të vërtetë, derisa në Bullgari paguajnë mesatarisht 3,7 euro në orë, paga për 60 minuta punë arrin 40,1 euro në Suedi për shembull. Ndryshimi është më shumë se 10 herë. Kjo shpjegon se përse konsumi real individual në Bullgari është mezi 49% nga mesatari në Bashkimin Evropian, pavarësisht se dhe çmimet e mallrave në Bullgari janë përgjysmë nënë nivelin mesatar. Ndryshimi në standardin e jetesës po kështu mbetet frapante. Shkaku bazë për këtë gjendje jo të gëzuar të punonjësve bullgarë është e thjeshtë – prodhueshmëria e punës së tyre është e ulët, me fjalë të tjera ata punojnë, por prodhojnë shumë pak vlerë të shtuar. Derisa një evropian gjatë vitit 2012 ka krijuar mesatarisht nga 32.2 euro për orë, por gjatë të njëjtit vit një punonjës bullgar ka krijuar afro 7 herë më pak vlerë – rreth 4.8 euro për orë, pohojnë studimet ndërkombëtare. Në këtë pozitë duket fare e natyrshme dhe normale dhe rrogat e punës në Bullgari të jenë në përshtatje me efikasitetin e punës.
Gjatë këtyre ditëve nga statistika bullgare njoftuan se, shpenzimet për rroga në Bullgari janë shtuar me 2.9% gjatë tremujorit të parë të vitit. Dhe kjo gjatë një pozicioni se që nga fillimi i vitit ka deflacion. Më herët, përveç kësaj u bë e ditur se, vendi është një nga liderët në Evropë për nga vëllimi i rrogave, duke u renditur në pozitën e 6, ku për 1 vit rrogat në të janë shtuar me 2.8%, kurse vëllimi mesatar për vendet nga Bashkimi Evropian është përgjysmë më i ulët, njoftoi kohët e fundit Evrostat për tremujorin e parë të këtij viti kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Konkluzioni është se, Bullgarët mbeten të paguar keq, por prapë së prapi rrogat e tyre rriten. Kjo tingëllon inkurajuese.
Në këtë sfond sikurse e çuditshme dhe të pashpjegueshme duken shifrat, të cilat tregojnë, se në realitet rroga mesatare e punës në vend po pakësohet. Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti rroga mesatare bruto tek ne është ulur me 3.9% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe ka arritur pak mbi 400 euro, pohon Instituti Kombëtar i Statistikës. Në realitet sqarim të kësaj dukurie ka dhe këto janë para së gjithësh në faktorët sezonalë. Gjatë dimrit ndërtimi është pothuajse i ngrirë, turizmi mbështetet vetëm tek vendpushimet dimërore, bujqësia pret pranverën, tregtia dobësohet pas pazarit të madh për Festat e Fundvitit, paratë shtesë për Krishtlindjet nuk ekzistojnë më. Se bëhet fjalë për një dukuri të përkohshme me një karakter të mëparshëm ripohohet dhe nga tendenca e regjistruar e qëndrueshme për 5 vjetët e fundit, kur çmimi i 1 ore pune në Bullgari është rritur me 44,1%, që është një nga arritjet më të mira në të gjithë Bashkimin Evropian. E gjithë kjo jep bazë për një farë optimizëm të matur sa u përket të ardhurave të bullgarëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..