Gjatë weekendit në Sofje u zhvillua një Mbledhje e Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Ky është një institucion financiar ndërkombëtar, themeluar nga disa vende, që ndodhen afër Detit të Zi – Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Kjo është një mbledhje jubilare, sepse gjatë muajit qershor banka feston përvjetorin e saj të 15-të. Kryetar i mbledhjes ishte zëvendëskryeministrja bullgare për çështjet ekonomike Daniella Bobeva.
Drejtorët kanë miratuar raportin financiar për vitin 2013. Banka ka regjistruar një fitim neto prej 13.3 mln eurosh vitin e nëntë me radhë. Operacionet e miratuara vitin e kaluar kanë qenë me përmasë 267 mln euro, që është me 40 për qind më shumë në krahasim me vitin 2012. Projektet e miratuara kapin shumën 225 mln euro. Nga këto rezultate bëhet e qartë se në fakt Banka e Detit të Zi është një bankë regjionale me mundësi të kufizuara financiare dhe ajo mund të zëvendësojë vështirë në tregjet financiare dhe të kapitaleve institucionet e mëdha, siç janë Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, ose Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mirëpo ajo nuk ka ambicie të tilla. Qëllimi i saj kryesor është që ta ndihmojë zhvillimin ekonomik nëpërmjet financimit të projekteve të veçanta në dhe midis vendeve anëtare. “Më e rëndësishmja në mandatin e Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim është krijimi i projekteve transkufitare, kurse koncepti i bankës është: sa më shumë projekte transkufitare ka, kaq më i qëndrueshëm do të jetë regjioni” – shpjegoi me këtë rast zëvendëskryeministrja bullgare.
Bordi i bankës ka miratuar deri tani 30 operacione në Bullgari, gjë që bën 9 për qind prej portofolit të përgjithshëm të kreditimit të institucionit financiar. “Kjo është një përqindje e mirë, por mund të jetë edhe më e mirë”, tha presidenti i bankës Andrej Kondakov. Ai saktësoi se deri tani institucioni u ka livruar klientëve në Bullgari kredi me përmasë 270 mln euro, kurse aktualisht po zbatohen 11 projekte me përmasë 100 mln euro. Lidhur me këtë Daniella Bobeva shtoi se në Bullgari janë realizuar projekte shumë të mira, disa prej të cilave u paguan para afatit. Një pjesë e konsiderueshme në portofolin e bankës është parashikuar për financimin e tregtisë, tha gjithashtu Bobeva.
Sot para mbledhjes së guvernatorëve të bankës, në Sofje u nënshkrua një marrëveshje për dhënien e një ndihme teknike nga Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim Bankës Shtetërore Bullgare për Zhvillim për ndarjen e diturive dhe praktikave të mira në fushën e financimit tregtar. Përveç kësaj ishte arritur marrëveshje me vlerë 3 mln euro me një kompani bullgare lizingu, të cilat do të përdoren nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për lizing dhe pajisje prodhimi, automjete dhe pronësi të patundshme.
Në sfondin e rezultateve të mira financiare të bankës dhe të realizimit të suksesshëm të projekteve në vendet-anëtare, trupi drejtues i institucionit financiar deklaroi se sa i përket Bullgarisë, sektorët, që duhet të punojnë me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim janë ai i prodhimit dhe i meremetimit të anijeve dhe makinëndërtimi. “Shpresoj shumë se banka do të forcojë veprimtarinë e saj në industrinë përpunuese” – deklaroi zëvendëskryeministrja Bobeva. Nga ana e vet presidenti i bankës Andrej Kondakov nuk përjashtoi mundësinë që banka të përfshihet në financimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, pas zgjidhjes së problemeve të diskutueshme me Komisionin Evropian.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..