Çdo vit në fund të muajit qershor në qytetin Kjustendill zhvillohet Festa e Qershisë. Këtu lindin qershitë më të mira bullgare, kurse njerëzit i presin me padurim, sepse ato janë paraardhëset e verës, porta përmes së cilës hapet bollëku në këtë krahinë. Pemëtaria në rrethin e Kjustendillit gjithmonë ka qenë prioritet, prandaj jo rastësisht e quajnë këtë krahinë “kopshti i pemëve i Bullgarisë.” Ky është një nga shkaqet që këtu të rregullohet dhe ekspozita e parë kombëtare e pemëtarisë – akoma gjatë vitit të largët 1896.
Festa e sivjetshme do të zhvillohet në fundjavën e fundit të muajit qershor. Kurse çfarë të presim në program do të na tregojë personalisht kryetari i bashkisë Petër Paunov:
Çfarë përfshin programi i festivalit?
“Hapje bashkë me kolegët nga Sofja, Bllagoevgrad dhe Pernik, me qenë se edicioni i sivjetshëm është në përkrahje të kandidaturës së Sofjes dhe të Regjionit Jugperëndimor për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. Pas kësaj fillon prezantimi i 80 llojeve qershie, të cilat do të prezantohen nga partnerët tanë nga Instituti i bujqësisë. Paralelisht me këtë rrjedh dhe festivali folklorik “Qershia e cila ka lindur fisin”, në të cilin më shumë se 25 grupe vendase do të paraqesin një program. Partnerë sivjet janë përsëri festivali “Pautalia” i cili ka 2500 miq nga e gjithë Bullgaria, Serbia dhe nga Maqedonia. Fillojmë me konkurset për një tendë më të bukur me qershi, për një qershi më të bukur. Pas kësaj përsëri ka këngë folklorike, kurse në mbrëmje përfundojmë me koncertin tradicional, i cili shpresoj se do të jetë në një nivel mjaft të lartë.”
Me ndihmën e vatrës së kulturës së qytetit kanë shpikur një lëndë raketash prej bërthamave të qershisë. Çfarë gjëje tjetër interesante mund të shikojmë në këtë festival?
“Supozoj se pjesa më e madhe e gjërave do të jenë befasi. Më tepër varietetet e reja, si dhe gjërat interesante, të cilat janë punuar. Çdo vit çdo një vatër kulture punon gjëra shumë interesante.”
Si kontribuojnë festat të cilat i organizon bashkia për zhvillimin e qytetit Kjustendill si një destinacion turistik?
Pa dyshim që janë një plus i madh dhe mund të them se, jam i lumtur se Festa e rinovuar e qershisë del një nga nismat më të goditura, sepse presim miq prej mbi 80 shtete. Programi tonë kulturor është tepër serioz. Investimi, të cilin e bëjmë në kulturë dhe në arsim më shumë se 5 vjet, tanimë i jep frytet e veta.
A mund të presim që në Kjustendill të krijohen së shpejti akoma atraksione të reja turistike?
Aktualisht po përgatiten projektet për periudhën e ardhshme programore (2014-2020). Po zhvillohen konkurset për prokurimet publike mbi rinovimin e kalasë Hisarllëka dhe Lapidariumi, të cilat do të jenë një atraksion i mirë turistik. Në kuadrin e iniciativës për Kryeqytet Evropian të Kulturës po përgatisim sipërfaqe të reja për ekspozitë, galeri mundësi për prodhime filmash dhe shfaqje teatrale, kurse banja turke e cila është prej 600 vjetëve do të kthehet në një sallë ekspozimi.”
Simbioza prej mënyre të jetesës, tradita të ruajtura dhe dashuri ndaj vendlindjes krijojnë atmosferën e kësaj feste të shijshme në krahinën e qytetit Kjustendill. Me urim për buzëqeshje të shumta dhe një rendiment të ri do t’u shpiem përsëri aty në periudhën e vjeshtës – në Festën e Begatisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..