“Është vështirë vet adaptimi ndaj mjedisit jashtë shtetit – tregon Joana. – Ne jemi të favorizuar nga sistemi shumë i mirë i arsimit muzikor. Në këtë shkollë ka mundësi të mirë për përsosje. Shumica e profesorëve në “Mocarteumin” janë edhe punonjës shkencor dhe zhvillojnë veprimtari të madhe në këtë drejtim. Kam lidhje shumë të mira me disa prej tyre. Unë në të vërtetë pata fat mësojë në “Mocerteumin” dhe të jem nxënëse e Ruxhiero Riçit.”
Nga viti 2008 Joana Kamenarska është koncert mjeshtri i dytë i Filarmonisë së Hamburgut. Ajo do të zhvillojnë klasa mjeshtri në Japoni dhe Austri, që do të gërshetojë me koncerte në Gjermani dhe Hungari, recitale në Zalsburg. Me çfarë u ndryshua jeta e saj që kur punon në Filarmoninë e Hamburgut dhe si arrin t’i gërshetojë angazhimet në punë me koncertet e veta?
“Qyteti Hamburg është një qytet shumë interesant. Njeriu ndihet atje sikur bota po vjen te ai, dhe jo e kundërta. Çdo gjë ka përparësitë e veta dhe të metat. Më pëlqente edhe jeta ime e mëparshme në Zalcburg. Mendoj se puna në disa fusha më pasuron.”
Në grafikun e saj të ngjeshur violinistja përfshi edhe një shfaqje në Bullgari. Ajo pati koncert në fund të qershorit ndërsa programi përfshinte vepra të Sergej Gabriel Fauré dhe henrih Vinejavski. Secili prej këtyre kompozitorëve është përfaqësues i stilit të ndryshëm të muzikës artistike.
Çfarë është ideja e përgatitjes së programit të koncertit?
“Në shikim të parë këto vepra duken të papajtueshme. Me pianisten Irina Georgieva prej kohe ëndërronim të bëjmë një koncert të tillë dhe ja tani e realizuam në Bullgari.” Joana Kamenarska dhe Irina Georgieva kanë incizuar një CD me veprat e koncernit që do të botohet në vitin 2014.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..