Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja Joana Kamenarska dhe kërkimet e saj krijuese

Foto: arkiv personal

Shkollimi jashtë shtetit është qëllim i shumë të rinjve bullgarë, që synojnë drejt realizimit më të mirë. Në shikim të parë kjo ëndërr tërheqëse, nga ndonjëherë fsheh edhe shumë vështirësi. Violinistja Joana Kamenarska është ndër talentet që kanë vazhduar arsimin e vet në institutin prestigjioz muzikor “Mocertuem” në Zalsburg, Austri. A është i lehtë adaptimi i një muzikanti bullgar në institucionin mësimor të nivelit të tillë?

“Është vështirë vet adaptimi ndaj mjedisit jashtë shtetit – tregon Joana. – Ne jemi të favorizuar nga sistemi shumë i mirë i arsimit muzikor. Në këtë shkollë ka mundësi të mirë për përsosje. Shumica e profesorëve në “Mocarteumin” janë edhe punonjës shkencor dhe zhvillojnë veprimtari të madhe në këtë drejtim. Kam lidhje shumë të mira me disa prej tyre. Unë në të vërtetë pata fat mësojë në “Mocerteumin” dhe të jem nxënëse e Ruxhiero Riçit.”

Nga viti 2008 Joana Kamenarska është koncert mjeshtri i dytë i Filarmonisë së Hamburgut. Ajo do të zhvillojnë klasa mjeshtri në Japoni dhe Austri, që do të gërshetojë me koncerte në Gjermani dhe Hungari, recitale në Zalsburg. Me çfarë u ndryshua jeta e saj që kur punon në Filarmoninë e Hamburgut dhe si arrin t’i gërshetojë angazhimet në punë me koncertet e veta?

“Qyteti Hamburg është një qytet shumë interesant. Njeriu ndihet atje sikur bota po vjen te ai, dhe jo e kundërta. Çdo gjë ka përparësitë e veta dhe të metat. Më pëlqente edhe jeta ime e mëparshme në Zalcburg. Mendoj se puna në disa fusha më pasuron.”

Në grafikun e saj të ngjeshur violinistja përfshi edhe një shfaqje në Bullgari. Ajo pati koncert në fund të qershorit ndërsa programi përfshinte vepra të Sergej Gabriel Fauré dhe henrih Vinejavski. Secili prej këtyre kompozitorëve është përfaqësues i stilit të ndryshëm të muzikës artistike.

Çfarë është ideja e përgatitjes së programit të koncertit?

“Në shikim të parë këto vepra duken të papajtueshme. Me pianisten Irina Georgieva prej kohe ëndërronim të bëjmë një koncert të tillë dhe ja tani e realizuam në Bullgari.” Joana Kamenarska dhe Irina Georgieva kanë incizuar një CD me veprat e koncernit që do të botohet në vitin 2014.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD