Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Don’t worry, Be Gypsy” – Martin Ljubenov për albumin e tij të ri

Foto: arkiv personal
“Don’t Worry, Be Gypsy” – kështu titullohet albumi i ri i Martin Ljubenovit. Në të janë përfshirë këngë autori të fizarmonicistit virtuoz dhe kompozitorit Martin Ljubenov. Albumi është i gatshëm, pritet që të përhapet në treg vjeshtën, por miqtë e Radio Bullgarisë kanë mundësinë të dëgjojnë para të gjithësh disa pjesë të përfshira në të.

Të gjitha interpretimet e përfshira në album pasqyrojnë emocionin e romëve. Megjithëse është përfaqësues i këtij etnosi, Martin kurrë nuk ka qenë “fëmijë i getos”. Ai ka lindur në Sofje, muzikantët në familjen e tij janë nga disa breza. Gjyshi i tij ka qenë trumbetar në Orkestrën Mbretërore (e cila u bë themeli i orkestrës së parë simfonike te ne), babai i tij u bie baterive në orkestrën e Ibro Llollovit. Vetë Martini ka mbaruar arsimin e tij në Çikago dhe Vjenë. Sot është një prej muzikantëve më të njohur dhe të kërkuar në kryeqytetin austriak, ku banon tashmë disa vite. Në vitin 2005 ai mori çmimin austriak për world music, gjatë 2006-ës – çmimin francez për xhaz-instrumentist “Gjus Vizjor”. Ka marrë pjesë si kompozitor dhe muzikant në pjesën “Shtëpia e Gjyqtarit” të Dimitër Dinevit në Burgteatrin e Vjenës. Është autori i muzikës së filmit “Misioni Londra” me regji të Dimitër Mitovskit, si dhe i një pjese të muzikës për filmin televiziv me seri “Mërgimtarët” të Aleksandër Morfovit etj.

“Incizimet, të cilat tani ia dorëzoj Radio Bullgarisë, janë nga “Don’t Worry, Be Gypsy” – një projekt i ri i Martin Ljubenov Orkestrës”, me të cilën interpretojmë kryesisht muzikë rome – tregoi muzikanti. – Aktualisht jam duke përfunduar akoma një album – të trios sime “Xhasta Prasta”. Atje marr pjesë bashkë me Mihaill Ivanovin – kontrabas, dhe Angell Demirevin – kitarë. Jemi duke interpretuar xhaz ballkanik, etno, world. Shumë shpesh kam koncerte edhe me formacione të tjera në mbarë Evropën. Sa për muzikantët në “Martin Ljubenov Orkestër”, në listë janë përfshirë muzikantë nga vende më të ndryshme. Harald Tançek (bateri) dhe Stefan Taler (kontrabas), janë nga Austria. Kitaristi Aleksandër Stoiç është nga Serbia. Ndër interpretuesit ka edhe kolegë nga Bullgaria – klarinetisti Krasimir Mallakov dhe Petër Jankov – vokal dhe perkusione. Sa për titullin, e zgjodha këtë titull të koleksionit, sepse është plotësisht i stilit tim.”

Një prej pjesëve të përfshira në album e ka titullin “Stefçoja i prapë”. Kjo pjesë i është përkushtuar birit gjashtëvjeçar të muzikantit, për të cilin ai thotë: “Ai vërtetë është shumë i prapë, por tashmë filloi të interesohet për muzikën. Ndoshta do ta vazhdojë traditën muzikore familjare.”

Para pesë vitesh regjisori Andrej Sllabakov krijoi një film kushtuar Martinit. Atëherë muzikanti u rikthye për herë të parë në atdhe pas një emigracioni dhjetëvjeçar. Filmi pasqyron vizitën e tij në një prej bashkësive më të varfra rome – në mëhallën rome në Kotell, ku ai në vazhdim të dy ditëve u jepte mësime fëmijëve të talentuar. Ku janë ata sot, pesë vjet më vonë? A i frymëzoi filmi romët e rinj për të kërkuar rrugën e suksesit?

“Për mua kjo ishte një rrugë shumë interesante – thotë Martin. – Në Kotell u takova me shumë fëmijë të talentuar. Edhe sot mbaj kontakt me ta. Ata më gjetën në rrjetet sociale, më bëjnë pyetje për muzikën. U përgjigjem dhe përpiqem t’i përkrah. Për mua muzika është “skema më e mirë e integrimit”. Megjithëse nuk më pëlqen të flitet për integrimin e romëve – sepse kam parë shumë spekulime. Desha përsëri të nënvizoj – muzika na ndihmon për të kuptuar dhe pranuar dallimet midis nesh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD