Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Foto: BGNES

Lili Ivanova është këngëtarja me karrierën më të gjatë në skenën muzikore të Bullgarisë. Më se 50 vjet ajo jep koncerte, nxjerr albume dhe nuk pushon së kënduari. Disa nga këngët e vjetra të Lili Ivanovës riaranzhohen. “Të dua” është njëra prej tyre. Kjo këngë është shkruar posaçërisht për Lilin në vitin 1983 nga kompozitori Todor Fillkov. Aranzhimi i ri i përket Angell Djullgerovit. Regjia e klipit të këngës “Të dua” është e Vasill Kërkellanovit. Videoja tregon proceset e incizimit të këngës. Me këtë video Lili Ivanova çeli turin e saj në Bullgari, duke dhënë koncert së pari në Stara Zagora. Skenës ajo u ngjit me muzikantët Ognjan Enev (piano, bori, saksofon) Orlin Cvetanov (violinë), Veselin Veselinov-Eko (bas), Rosen Vatev (perkusione) dhe Angell Djullgerov (kitarë, violinë). Pjesa e dytë e turit të Lili Ivanovës starton më 11 shtator në Tetarin Veror të Burgasit dhe vazhdon në qytetet Varna, Veliko Tërnovo, Plovdiv dhe Sandanski. Tradicionalisht prima bullgare e muzikës zbavitëse çdo fundvit jep koncert grandioz në Sofje. Sivjet koncerti i Lili Ivanovës pritet më 6 nëntor në Sallën Numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Tashmë është fakt projekti i ri i Irina Florinit – “I panjohuri i pritur”. Autori i muzikës është Momçill Kolev – njëri nga kompozitorët më të njohur të pop-it gjatë viteve të 90-ta. Kënga është sipas tekstit të Vanja Shterevës, ndërsa aranzhimi i përket Kallojan Kolevit. Regjisori i klipit të këngës është Vasill Stefanov. “I panjohuri i pritur” dallohet për nga melodia karakteristike e këngëtares Irina Florin, e cila është me një performancë shumë artistike në video. Para pak kohësh Irina Florin ngjiti në skenën e klubeve me një grup të ri dhe një repertoar të ri. Këngëtarja bashkëpunon me Stefan Popovin (bateri), Georgi Stanevin (piano), Ivan Ivanovin (kitarë) dhe me Iliana Georgievën (vilonçel).

Ylli bullgar i pop-it Miro kënaqi fansat me këngën e re “Kapërce mbi mua”. Kohët e fundit Miro merr pjesë në disa emisione televizive live. Në këngën e tij të fundit ai këndon së bashku me reperin Dim4ou. Bashkëproducent dhe bashkëautor i këngës është Svetlin Këslev. Të tre muzikantët pohojnë se janë frymëzuar nga shpirti i fortë dhe çastet kur njeriu ndien druajtje dhe nderim. Pritet të dalë dhe videoja e këngës “Kapërce mbi mua”. Miro e prezantoi projektin e tij të ri para disa ditësh në kryeqytet si pjesë ndaj përvjetorit të 5-të të vdekjes së Michael Jackson-it.

Aktualisht bota është futboll dhe çdokush i hedh sy Botërorit në Brazil. Muzikanti i mirënjohur bullgar Kalin Veljov solli këngën e tij të fundit kushtuar lojës së futbollit. Kënga quhet “Samba Amazonia” dhe për realizimin e saj Kalin Veljov ka bashkëpunuar me artistë nga Evropa, Amerika e Jugut dhe Afrika. Të gjithë ata janë bashkuar rreth dashurisë për futbollin dhe samban, një nga stilet karakteristike në Brazil. Kënga pilote “Samba Amazonia” është sipas muzikës dhe aranzhimit të Kalin Veljovit, ndërsa vokaliste janë brazilianet Zhulia Martins dhe Larisa Franklim. Kënga e zjarrtë bazohet në muzikën dhe kërcimin në frymën e kulturës DJ dhe kombinon perkusione afrikane me këto latine. Autori i tekstit bullgarisht dhe portugalisht është Elena Bali, themeluese dhe koreografe e “Amazonia Dance Project”-it. Ky i fundit është një formacion dance në Bullgari në të cilin përfshihen kërcimtarë me performancë ekzotike nga Brazili, Afrika dhe Bullgaria. Kalin Veljov ia ka dhënë emrin formacionit. Videoja e këngës është aranzhuar nga Diljan Pavllov. Me këngën “Samba Amazoniа” muzikanti bullgar na dhuron shumë buzëqeshje gjatë sezonit veror.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD