Edhe edicioni i sivjetshëm i turneut në Wimbledon tashmë është në histori. Kampioni i ri te meshkujt është Novak Xhokoviç. Serbi nuk i lejojë Roxhar Federerit të triumfojë për të tetën herë në karrierën e tij.
Në këtë fushë tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov duke arritur në gjysmë finalet dha të kuptohet se tashmë duket të konsiderojnë për anëtar të elitës. Dhe si jo pasi nga sot zyrtarisht është anëtar i dhjetëshit top të ranglistës botërore, duke zëvendësuar në vendin e nëntë Andi Mëri, të cilin e mundi në çerek finalet. Përveç se është kapërcimi i një barriere psikologjike anëtarësia në “Klubin 10” do të thotë se Grigor Dimitorvi tashmë do të takohet me më të mirët në një etapë më të vonshme të çdo turneu, sepse është vërë prijës të një prej katër rrymave në skenën kryesore. Dhe kjo është një privilegji e fituar!
Por a kishte mundësi djali bullgar të jetë në finalin në vend të Xhokoviçit? Dhe çfarë do të thotë humbja nga Nole? Ja edhe komenti i vet Grigor Dimitrovit: “Kuptohet se jam i zemëruar. Dola në fushë për të fituar. Të them të vërtetën nuk ka si të mos mendoj për këtë. Me siguri sonte vështirë do të më marr gjumi, për shkak të këtyre gjërave që më ndikojnë. Por loja është e tillë. Startova ngadalë, në një moment fillova të luajë në të vërtetë një tenis të mirë dhe njeriu kurrë s’di çfarë do të ndodhet, në se kisha fituar këtë set të katërt. Momenti ishte në anën time, por Nole doli fitues, dhe nuk më mbetet asgjë tjetër përveç se ta përshëndes për fitoren.”
Grigor Dimitrov arriti shumë gjatë tre muajve të fundit , tre tituj në ATP dhe tani gjysmë finalet në Wimbledon është një gjë e jashtëzakonshme për një bullgar. Në praktikë nga top tenistët në dhjetëshin ai nuk ka arritur fitore vetëm kundër Federerit me të cilin nuk ka pasur ndeshje dhe Nadalin. Kjo duhet të dihet!
Mund të shpresojmë se të mirën e kemi përpara. Fillon stina në fusha të forta, po vij dhe kampionati i hapur i SHBA-s – sfida që Grigor Dimitrovi mund të pres me vetëbesim më të lartë.
Përgatiti në shqip. Zoja Kostadinova
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..