Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja e Krajovës i riktheu Bullgarisë Dobruxhën Jugore

7
Foto: dnevnik.bg

Me një nga reportazhet e para, të transmetuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Radioja Bullgare do të kthehemi në vitin 1940, që të kujtojmë një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin – rikthimin e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Mbretërisë së Bullgarisë.

Në trojet e Dobruxhës së florinjtë mbërrijnë krenarë dhe të madhërishëm makinat tona luftarake – tanket. Populli brohorit pa pushim dhe me entuziazëm dhe gëzim tund krahët. Madhështore dhe mbresëlënëse është tabloja me ata përbindësh të mëdhenj prej çeliku. Me frymë të mbajtur populli ndjek marshimin e tyre triumfues. Të dashur dëgjues, sot ju dëgjuat transmetimin tonë të fundit nga Dobruxha e porsaçliruar. Manifestimet gazmore në vazhdim të më se 15 ditëve këtu tregojnë, se Dobruxha është një trevë e shenjtë bullgare, në të cilën u hodhën themelet e Mbretërisë së Parë Bullgare. Dobruxha ka qenë dhe mbetet djepi i fisit bullgar dhe çdo copëz prej saj mban gjurmët e së kaluarës sonë të lavdishme, e veprës sonë iluministe, e vitalitetit tonë dhe i së ardhmes sonë të ndritshme. Në Dobruxhë është jo vetëm garancia e sigurisë sonë nga veriu, por aty është edhe panteoni i fuqisë sonë kombëtare.

Më 7 shtator të vitit 1940 në qytetin rumun Krajova u arrit marrëveshja, e cila e detyronte Rumaninë, që Dobruxha Jugore të rikthehet në kufijtë e Mbretërisë Bullgare.

Mirëpo, çfarë përbënte e ashtuquajtura çështje e Dobruxhës, e cila u shtrua pas fundit të Luftës Ruso Turke të viteve 1877 – 1878. Atëherë, që të kompensojnëRumaninë për Besarabinë Jugore të shkëputura sipas forcës së Traktatit të Parisit, Rusia bëri propozim, që Dobruxha Veriore t’i jepet Rumanisë. Mirëpo, rumunët hodhën poshtë propozimin rus. Shkaku ishte, që Dobruxha e populluar kryesisht me bullgarë, turq dhe tatarë do të bëhej një arenë e konflikteve midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Megjithatë Traktati i Berlinit e zvogëloi territorin e Bullgarisë dukeshkëputur territore të tëra nga vendi.

Lufta e Parë Ballkanike i dha mundësi Rumanisë të nxjerr fitime të reja. Gjatë Luftës së Dytë Ballkanike, përderisa Ushtria Bullgare luftonte kundër ish aleatëve të saj, trupat rumune depërtuan në territorin bullgar. Në vitin 1913 Dobruxha Jugore u aneksua nga Rumania. Ajo arriti të ruajë pushtetin aty deri në vitin 1940. Pothuajse gjatë tërë periudhës së sundimit rumun aty gjendja e jashtëzakonshme dhe censura nuk u hoqën.

Mezi revizioni i parë i Traktatit të Njoit – Marrëveshja e Selanikut e vitit 1938, i hoqi kufizimet ushtarake mbi Bullgarinë, dhe i dha asaj një shans për rikthimin e territorit të pushtuar. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore çështja e Dobruxhës ishte në varësi të drejtpërdrejtë të ndryshimeve të politikës së jashtme në Evropë. Viti vendimtar ishte 1940, kur filloi ofensiva gjermane në Frontin Perëndimor. Pas presionit gjerman dhe italian më 7 shtator të vitit 1940 u nënshkrua Marrëveshja e Krajovës, sipas së cilës Dobruxha Jugore i rikthehej Bullgarisë.

Në këtë mënyrë u rivendosën kufijtë e caktuara nga Traktati i Berlinit në vitin 1878. Parashikohej këmbimi i një numri të barabartë banorëve rumunë nga Dobruxha Jugore dhe bullgarëve nga Dobruxha Veriore. Ky këmbim duhet të realizohej në një afat tremujor. Të shpërngulurit bullgarë nga Dobruxha Veriore mund të merreshin me vete vetëm atë, që mund të mbanin, por pa flori. Gjatë vjeshtës së vitit 1940 karvanë kamionësh dhe karrocash lëvizeshin në Dobruxhën Jugore plotë gra me lot në sy dhe me foshnjë në gjinj. Shumica e familjeve nuk morën asgjë me vete. Mirëpo pas disa vitesh ata njerëz punëdashës dalë ngadalë u rimëkëmbën.

Shteti bullgar duhej t’i paguajë Rumanisë 1 miliard lei dëmshpërblim për pronën rumune në Dobruxhën Jugore. Mirëpo klauzolat jo të drejta financiare nuk kishin rëndësi për bullgarët. Më 21 shtator popullsia me entuziazëm dhe gëzim priti trupat bullgare.

E tillë ishte atmosfera e pritjes së trupave bullgare në qytetin Dobriç të Dobruxhës Jugore. Rikthimi i Dobruxhës Jugore konsiderohet një sukses i madh i diplomacisë bullgare dhe personalisht i mbretit Boris III. Gjatë luftës Bullgaria arriti t’i rikthejë një territor të humbur në rrugë paqësore, pa u derdhur asnjë pikë gjaku. Ky ishte përfitimi i vetëm bullgar – fryt i politikës së revizionizmit paqësor midis dy luftërave botërore. Pikërisht ky fakt paracaktoi mbetjen e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë pas Luftës së Dytë Botërore – ndryshe nga Maqedonia e Vardarit dhe të Egjeut dhe Trakinë Perëndimore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nevena Kokanova

Viti 2000 – Nevena Kokanova – dama e parë e kinemasë bullgare

Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka   nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..

botuar më 15-09-12 10.55.PD

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..

botuar më 15-09-05 9.15.PD

Viti 1997 - Fillimi i ri

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..

botuar më 15-08-22 9.30.PD