Breshri i fortë që ra këtë javë në kryeqytetin e Sofjes dhe në disa qytete të tjera bullgare shtroi disa pyetje serioze, ndër të cilat – A është i përgatitur shteti bullgar në rast fatkeqësie të tillë? Më 8 korrik, ditën e martë në Sofje pa pritur ra një breshër kokërrmadh. Brenda 15 minutave në kryeqytetin bullgar ra akull prej qindra metrash në kub. Kokrrat e akullta me madhësi si një arrë, dhe në disa vende si një mollë e vogël binin me shpejtësi 80-100 kilometra në orë. U thyen dritaret e banesave, të dyqaneve, xhamet e automobilave etj. Degët e shkëputura të drurëve bllokuan kanalet e rrugëve dhe këto të fundit u bënë si lumë.
Breshri mori një viktimë. Një plak vdiq pasi druri ra mbi të në park. Fatkeqësia nuk mund të evitohej por së paku të na kishin paralajmëruar për të pakësuar pasojat e saj. Meteorologët e dinin për stuhitë dhe breshrin por nuk kanë paramenduar se do të jenë me intensitet aq të madh. As autoritetet vendase u kushtuan vëmendje kushteve meteorologjike. Reja e madhe erdhi prej Serbisë. Agjencia Bullgare e Luftimit të Breshrit e ka regjistruar renë 8 minuta para se të binte breshri në Sofje. Agjencia përdori këto informacione në rajonet bujqësore dhe nuk arriti të vepronte në qytete. Informacionet u transferuan te Forcat Ushtarako-Ajrore dhe tek Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes Civile. Kësaj të fundit i duheshin së paku 15 minuta për ta lëshuar alarmin. Me fjalë të tjera asnjë institucion nuk është në gatishmëri të paralajmërojë njerëzit në rast fatkeqësish të tillë natyrore.
Pas përmbytjes në lagjen “Asparuhovo” të Varnës ku kishte 12 viktima shteti për herë të dytë brenda një muaji abdikoi nga detyrat që i takojnë atij, kishte shkruar një e përditshme bullgare. Po shtrohet pyetja – Si u shfrytëzuan ata 20 mln euro për rindërtimin e sistemit të MPB-së të paralajmërimit të hershëm pasi ky sistem deri tani asnjë herë nuk ka vepruar. Gjatë fatkeqësisë në Sofje u përmbytën po ashtu dhe ballinat e Ndihmës Urgjente dhe të Kryqit të Kuq Bullgar. Kryeministri Pllamen Oresharski urdhëroi kontroll mbi reagimin e organeve shtetërore në rast fatkeqësish dhe shpresojmë se pas këtij kontrolli do të ndërmerren masat e duhura.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..