Këtë javë qeveria e Pllamen Oresharskit vendosi të financojë dy projekte në Maqedoni. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e një ure për kalimtarë mbi lumin Otinja në Komunën e Shtipit, ndërsa i dyti – me një shesh sportiv dhe sallë rehabilitimi në shkollën e fëmijëve me zhvillim të vonuar në Shkup. Këto projekte flasin për vendosmërinë e Bullgarisë për të bashkëpunuar me Maqedoninë.
Për avancim në marrëdhëniet dypalëshe ka indikacione që nga fillimi i vitit. Sipas iniciativës së Sofjes, gjatë janarit ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin dhe të Maqedonisë, Nikola Popovski u pajtuan në përdorimin e ndërsjellë falas të ndërtesave për ambasadat në Shkup dhe Sofje. Gjatë muajit shkurt dy ministrat ia kërkuan Komisionit Evropian përkrahjen në ndërtimin e rrjetit të shpejtë hekurudhor midis Sofjes dhe Shkupit. Televizioni Kombëtar Bullgar lidhi kontratë me Radio Televizionin e Maqedonisë për transmetimin e programeve në të dyja vendet. Avancim kishte edhe në bashkëpunimin ndërkufitar. Filloi përgatitja e programit të periudhës 2014-2020, ku prioritetet kryesore janë mbrojtja e mjedisit, inkurajimi i turizmit dhe i trashëgimisë natyrore e kulturore, si dhe rritja e konkurrueshmërisë.
Fatkeqësisht, problemet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë mbeten të pazgjidhura. Nuk ka avancim të ndejshëm në çështjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Propozimi për festimin e përbashkët të ngjarjeve dhe personaliteteve historike nuk është qartësuar dhe po ashtu kundërshtohet nga disa rrethe në Maqedoni. Duke u marrë parasysh realitetet e brendshme politike në të dyja vendet, mund të ketë pauzë në përpjekjet për avancim në këto çështje.
Në Bullgari qeveria aktuale është duke u larguar nga posti, pritet qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në Maqedoni forca më e madhe opozitare – Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë (SDSM) nuk pranon rezultatet e votës, nuk merr pjesë në punën e Parlamentit të ri, plus që nëpër rrugët ka protesta të ashpra etnike, të cilat protesta janë me jehonë kontradiktore në Shqipëri dhe Kosovë, duke krijuar tension midis qeverive të tri vendeve. Në këto kushte pauza në zgjidhjen e çështjeve kryesore të raporteve bilaterale ndoshta është e mirë, sepse nevojiten zgjidhjetë qëndrueshme, të mara në kushte të qeta dhe stabile.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..