Kompleksi arkeologjik“Kaleto”, që ndodhet mbi një kodër shkëmbore në bregun e lumit Iskër, ruan gjurmët e historisë mijëvjeçare.Rrënojat e kështjellës së lashtë ndodhen afër qytetit Mezdra. Kodra në të cilën ndodhet është e mbrojtur nga natyra dhe është në udhëkryq të rrugëve të rëndësishme që lidhin Luginën e Danubit me fushën e Sofjes, Bullgarinë Lindore me Bullgarinë Perëndimore.
Kalaja shekuj me radhë ka ruajtur grykat e malit Ballkan. Në veri të saj ka pasur vendbanim mbi rrënojat e të cilit është ndërtuar qyteti i sotëm Mezdra. Artefaktet e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike dëshmojnë se në fund të epokës së gurit dhe të bakrit vendbanimi po lulëzon si qendër zejtare. Jeta atje ka vazhduar gjatë shekujve. Në këtë vend ka pasur fortifikatë romake nga mesi i shekullit të II, qendër pagane kulti nga shekulli i III. Mbi rrënojat e fortifikatës romake ka qenë ndërtuar edhe pike mbrojtëse bizantine. Edhe tani mbi kodrën shkëmbore mund të shihen muret e trasha të ndërtuara gjatë epokës romake, bizantine dhe gjatë Mesjetës bullgare.Artefaktet e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike dëshmojnë për pasurinë dhe prosperitetin e banorëve të qytetit të lashtë.
Sot “Kaleto” është një kompleks arkeologjik i konservuar mire. Gjatë vitit 2013 është restauruar plotësisht që të kthehet në atraksion kryesor turistik për këtë rajon. Pjesa e banesave antike, rrënojat e rrugëve dhe sende të jetës janë rregulluar në një ekspozitë. Vizita në muze mund të gërshetohet me një shëtitje nëpër rrugën ku janë vendosur atelietë e zejtarëve ku turistët mund të blejnë sende origjinale zejtare.
Me çfarë akoma “Kalaja” tërheq adhuruesit e kurioziteteve historike?
“Kompleksi arkeologjik “Kaleto”, është një kodër të mbrojtur nga lumit që kalon pranë – tregon Georgi Andonov, koordinator në një organizatë joqeveritare për popullarizim të kurioziteteve në rajon. – Atje ka shumë gjetje, por më e rëndësishmja është Tempulli i Turit (gjedhë parahistorik), që është zbuluar në vitin 2008. Vendi i kultit nuk ka analog në Bullgari. Populli i lashtë ka besuar se perëndia e tij gjedhi I egër e mban botën në brinjët e tij. Para 2 mijë e 500 viteve trojet e këtij rajoni janë populluar nga traket. Më vonë vendi është pushtuar nga perandoria romake dhe fortifikuat e kësaj kohe ka pamje te grykat e malit. Nga kjo periudhë janë gjetur shumë monedha dhe stolisje. Por gjetja më interesante është një çelës bronzi që arkeologët e quajnë “Çelësi i Veriperëndimit”. Qyteti është shkatërruar shumë herë, shumë popuj kanë kaluar përmes tij. Pas ardhjes së protobullgarëve në krye me khan Asparuh në këtë vend zhvillohet një vendbanim i cili në shekullin e II është pushtuar nga Bizanti. Ka një legjendë se kjo është kështjella e fundit, që u qëndron sulmeve turke në shekullin e XIV. Kjo kështjellë është ruajtur mire. Pranë është salla e ekspozitës ku mund të bëhet një shëtitje nëpër historinë.”
Në fillim të korrikut u mbush një vit nga përfundimi i restaurimit dhe inaugurimit të Kompleksit arkitekturor “Kaleto”. Nga ky muaj kjo kështjellë është pjesë e listës së 100 Objektet Turistike Kombëtare”.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: kaleto-mezdra.bg
Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..
“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..
Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..