Ngjarjet e javës së kaluar lënë të paqartë një pyetje të rëndësishme për Bullgarinë – kë do të nominojë ajo për përfaqësues të vet në Komisioni Evropian. Në Këshillin Evropian në Bruksel kryeministri Pllamen Oresharski tha se në qoftë shqyrtohet kandidatura e komisionares së tanishme bullgare Kristalina Georgieva për postin e Komisionarit Suprem të BE-së për politikën e jashtme, Bullgaria do ta përkrahë. Liderët evropianë nuk arritën pajtim sa i përket kësaj çështjeje dhe marrja e vendimit u shty për fundin e muajit gusht. Me kërkesë të kryetarit të ri të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, duhet të ketë nominim bullgar deri në fund të korrikut. Kabineti “Oresharski” po largohet dhe siç duket kandidatura do t’i njoftohet Komisionit Evropian nga qeveria e ardhshme teknike. Ajo do të emërohet nga Presidenti Rosen Plevneliev, i cili konsiderohet i afërt i partisë në opozitë GERB. Kristalina Georgieva u nominua për komisionare evropiane pikërisht nga GERB-i dhe në këtë kontekst ndërrimi i pushtetit në Sofje nuk e vë nën pyetje, por më tepër e betonon kandidaturën e saj për përfaqësuese të Bullgarisë në Komisioni Evropian. Nën pyetje mbetet edhe posti i saj, por kjo varet nga bilanci i vështirë i interesave midis familjeve politike në BE. Siç duket, një qeveri teknike nuk duhet të marrë vendimin për kandidaturën bullgare dhe duhet ta njoftojë këtë kandidaturë vetëm pas konsultimeve me forcat kryesore politike në vend. Koniunktura politike është e tillë se mundësia për një kandidaturë të majtë praktikisht është zero dhe kjo është në favor të nominimit të Kristalina Georgievës. Mirëpo, a është në favor të saj mungesa e stabilitetit në vend? Në qoftë se asaj i propozohet jo posti i përfaqësueses supreme të BE-së në politikën e jashtme, por një post tjetër, a do të bjerë dakord ajo apo jo? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë të qarta në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..